Vriten 13 ushtarë të Ukrainës

Ukraina ka njoftuar se 13 ushtarë të saj janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në lindje të vendit.

 

Ushtria ka njoftuar sot se edhe 20 ushtarë të tjerë janë plagosur në luftën kundër separatistëve pro-rusë.

 

Zyrtarët dhe rebelët thanë se gjashtë civilë kanë vdekur gjithashtu gjatë luftimeve në Donjeck dhe Luhansk.

 

Bisedimet e parapara për tu mbajtur të shtunën në Minsk në mes të separatistëve, qeverisë ukrainase, OSBE-së dhe Rusisë, kanë dështuar dhe nuk janë mbajtur.

Artikulli paraprakFashistët britanik në protesta kundër muslimanëve
Artikulli vijuesAgim Shahini akuzohet për mashtrim