Vritet biznesmeni turk me rafineri nafte në Shqipëri

Biznesmeni turk, i cili ishte aksioner në një rafineri nafte në Shqipëri është vrarë mbrëmjen e djeshme në Stamboll.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta turke “Hyrrijet”, e cila thotë se biznesmeni Omer Saten, 57 vjeç, është vrarë më katër plumba në makinën e tij, teksa ndodhej afër shtëpisë.

Mësohet se biznesmeni turk Omer Satin zotëron 40 për qind të aksioneve në një rafineri nafte në Shqipëri.

Policia ka sqaruar se në vendin e krimit janë gjetur 4 gëzhoja, ndërsa vdekja i është shkaktuar nga një plumb që ka marrë në zemër. Siç raporton media turke, e cila citon familjarët, rafineria e naftës që kishte në Shqipëri kishte dalë me humbje, prandaj ky i fundit kishte pasur probleme edhe me partnerët shqiptarë. Mësohet se, këto konflike ekzistonin prej kohësh me ortakët e tij në Shqipëri dhe për këtë arsye kishin nisur edhe disa procese gjyqësore.

Gjithashtu bëhet e ditur se Omer Satin kishte marrëdhënie biznesi edhe me kompani në Azerbajxhan. Ai ishte i martuar prej pesë vjetësh dhe kishte dy vajza binjake nga kjo martesë dhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e parë.

Sipas mediave turke, Satin është telefonuar nga një miku i tij dhe ka dalë për të takuar këtë të fundit. Policia përmes thirrjeve në telefonin e tij ka identifikuar personin që ë ka telefonuar dhe mësohet se po atë natë telefonuesi anonim ka lënë Turqinë duke u larguar nëpërmjet aeroportit “Ataturk”. (Shekulli/INA)/kohaislame

Artikulli paraprakAmnisty International: Azilkërkuesit në Greqi, trajtim çnjerëzor
Artikulli vijuesDisa këshilla për ta shëruar aneminë