Është vrarë në Pakistan Mulla Mohamed Alam, një nga komandantët e lartë të grupit Taleban në qytetin Kueta në Pakistan.
Sipas Zërit të Afganistanit, disa burime të afërta me talebanët në Afganistan dhe Pakistan të shtunën kanë konfirmuar se Mulla Mohamed Alam gjatë kthimit të tij nga Kueta për në shtëpinë e tij, është qëlluar nga persona të identifikuar e të armatosur në rajonin Kchelakh, që ndodhet në periferi të këtij qyteti.
Po ashtu mësohet se edhe shoqëruesi që ishte me Alam është vrarë. Megjithatë, Muhmed Alem, anëtar i Këshillit të Kuetas nuk kishte ndonjë pozitë shumë të lartë në grupin taleban, mirëpo burime të afërta me talebanët atë e konsideron si njërin ndër komandantët e lartë të këtij grupi në jug të Afganistanit. Ai ishte i afërt me Mulla Mansur, lider i ri i talebanëve.
Analistët thonë se me vrasjen e këtij komandanti të rëndësishëm ushtarak të grupit Taleban, është e mundur që të fillojë një fazë e re e betejave të brendshme të grupit taleban, beteja të cilat ishin janë shndërruar në probleme të brendshme të këtij grupi që prej kohës që Mulla Mansur ka zëvendësuar Mulla Omarin.