Vuçiq: 27 gushti data e zgjidhjes së çështjeve me Kosovën

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, pritet të vazhdojë kur të ketë kushte dhe të sigurohet që do të ketë progres.
 
Ai ka thënë se në kryeqytetin e Serbisë po qëndron për vizitë një delegacion i Bashkimit Europian, me të cilin do të diskutojë për të gjetur një zgjidhje rreth marrëveshjes për Lëvizje të Lirë për sigurimin e automjeteve, e cila do të duhej të hynte në fuqi me 24 korrik.
 
Në një intervistë për gazetarët, Vuçiq ka shfaqur shpresë se presioni i kancelaresgjermane Angela Merkel, dhe ftesa e saj drejtuar Prishtinës për qasje më konstruktive, do të japin rezultate.
 
“Unë besoj se nga data 27 e muajit gusht, të gjitha çështjet do të zgjidhen”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
 
Zbatimi i marrëveshjeve së arritur ndërmjet dy vendeve për sigurimin e automjeteve që kalojnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, nuk ka filluar zbatim siç ishte planifikuar për shkak se Prishtina nuk i ka ofruar të gjitha parakushtet teknike për të, raporton gazeta serbe.
 
“Unë besoj se nga 27 të muajit gusht, të gjitha këto gjëra do të zgjidhen,” ka deklaruar Vuçiç.
 
Ndërsa, Kabineti i Ministres për Dialog Edita Tahiri, në një shkresë drejtuar anëtarëve të Grupit Teknik për Sigurimet Kufitare, ka njoftuar se Marrëveshja e Mirëkuptimit për njohjen e ndërsjellë të Sigurimeve te Automjeteve e nënshkruar në Bruksel me 23 Qershor në mes Kosovës dhe Serbisë, është anuluar.
 
Kjo marrëveshje ishte paraparë të hynte në fuqi që nga data 24 korrik, por sipas një njoftimi të bërë nga ana e ndërmjetësit të BE-së në dialog, anulimi është bërë pasi pala serbe nuk ka arritur të bëjë përgatitjet e duhura të nevojshme për zbatimin e saj, kishte deklaruar kabineti i ministres.
Artikulli paraprakRama: Incidenti i Kumanovës ka nevojë për një hetim transparent
Artikulli vijuesKomuna e Gjevgjelisë kërkon më shumë policë dhe trena për emigrantët