Vuçiq nuk e di ç’pret nga Nikoliqi për Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk e di se çfarë mund të presë nga platforma për Kosovën të cilin kryetari i Serbisë do të duhej ta paraqiste në fillim të majit.

Ai ka thënë se kryetari Nikoliq është i njohur me të gjitha ato që kërkohet nga Serbia në rrugën për në Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se nuk e fsheh se çfarë bisedohet me BE-në dhe se temë është gjithmonë Kosova, njofton B92, transmeton Koha.net
 
Nikoliq dje kishte thënë se platforma për Kosovën do të publikohet në fillim të këtij muaji.
 
Ai ka shtuar se me BE po bisedohet për krijimin Asociacionit serb të Komunave dhe për barrikadën në Ibër të cilën ai, sikur dhe të gjithë zyrtarët serbë, e quan ’Park paqeje’ në Mitrovicë.kohaislame
Artikulli paraprakCarla del Ponte ka fshehur faktet për krimet e Mlladiqit dhe Millosheviqit
Artikulli vijuesBavaria do t’ua heq të drejtën e punës azilkërkuesve