Vulin: Prishtina po tenton të ndryshojnë strukturën etnike në veri

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij në Mitrovicë, ka vizituar banorët serbë të fshatit Suhodoll në veri të Mitrovicës, me ç’rast ka theksuar se ndryshimi i strukturës nacionale të popullatës nuk është i pranueshëm për Serbinë dhe për serbët e këtushëm.

“Nuk ka asnjë problem që në shtëpitë e tyre të kthehen ata të cilët kanë jetuar edhe më parë, por është e papranueshme puna e autoriteteve të Prishtinës, të cilët po tentojnë të ndryshojnë strukturën etnike në këto zona, duke sjell banorë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë jetuar këtu”, ka thënë Vulin.

Sipas tij, Qeveria serbe një gjë të tillë po e kërkon për serbët, andaj nuk ka asnjë arsye që të njëjtën t’ua mohojë shqiptarëve, transmeton KP.

Ai ka informuar banorët e këtushëm se është propozuar që të formohet një komision i përzier që do të përbëhet nga UNMIK-u, UNHCR-ja, përfaqësues të qeverisë lokale të veriut të Mitrovicës, si dhe përfaqësues të banorëve shqiptarë të fshatit Suhodoll, të cilët do të vendosin kush mund dhe kush jo të jetojë në këto zona, sepse, siç u shpreh ai, ata e dinë më së miri kush ka banuar këtu para vitit 1999.

Vulin pas fshatit Suhodoll ka vazhduar vizitën e tij fshatrave Syriganë dhe Banjë të komunës së Skenderajt.
Pritet që në orët e pasdites, ai të kthehet në Mitrovicë për të vizituar spitalin dhe drejtuesit e këtij institucioni, ndërkohë që në orët e mbrëmjes do të takohet sërish me krerët e katër komunave veriore.kohaislame

Artikulli paraprakCosic rishfaqet me idenë e ndarjes së Kosovës
Artikulli vijuesIPKO: Jemi nën presion