VV: Kush po e blen Telekomin e Kosovës?

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon ta kundërshtojë shitjen e Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Pas debateve të shumta në Parlamentin e Kosovës, dhe reagimeve përmes konferencave për media, aktivistë të kësaj lëvizjeje kanë organizuar një aksion simbolik në hyrje të ndërtesës kryesore të Postë Telekomit të Kosovës.

Kjo lëvizje thekson se pas veprimit të Qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, për ta shitur Telekomin e Kosovës dhe konkretisht një konsorciumi, lideri i të cilit ACP AXOS nuk i dihen as burimi i të ardhurave e as investimet në fushën e telekomunikacionit, është e domosdoshme të theksojmë se cilëve do t’u falet aseti kryesor strategjik i Kosovës.

Gjatë prononcimit për media, drejtuesi i Sekretariatit për ngritje ideo-politike, Zgjim Hyseni, sqaroi se AXOS i ka 2 punëtorë, ndërsa PTK i ka 3349 punëtorë.

“AXOS ka asete në vlerë prej 155 mijë eurosh, ndërkaq shuma e aseteve të PTK-së arrin shifrën e 200 milionë eurosh.

AXOS nuk dihet të ketë ndonjë klient në fushën e telekomunikimit, por PTK i ka 1 milion e 200 mijë klientë. AXOS nuk ka shpërndarë fare dividendë, PTK i ka dhënë shtetit të Kosovës dividendë në vlerë prej 55 milionë euro.

AXOS-it nuk i dihen të ardhurat vjetore, PTK i ka ato në shumën prej 165 milionëve. AXOS është themeluar më 25 korrik 2012, PTK është themeluar më 21 dhjetor 1959”, theksoi Hyseni.kohaislame

Artikulli paraprakJa vjedhin kuletën me 6 000 euro brenda
Artikulli vijuesDaçiq: Të respektohen marrëveshjet