Wikipedia braktis Google Maps

Wikipedia u është bashkëngjitur një numrit të madh të kompanive të cilat kanë vendosur që të zëvendësojnë Google Maps në shërbimet e veta me OpenStreet Map.

Ky vendim është marrë pasi që Google në muajin mars filloi të paguaj shfrytëzuesit e mëdhenj për qasjen në Maps API, i cili deri atëherë ishte pa pagesë. Në të vërtetë, Google kërkon në mes 4 dhe 10 dollarë për çdo 1,000 ngarkime shtesë të faqeve në të cilat Google Maps shfletohet më shumë se 25,000 herë në dite.

Për shkak të kësaj Wikipedia ka vendosur që të zëvendësoj Google Maps me OpenStreetMap, i cili shpesh referohet si Wikipedia e hartave.

Vendime të ngjashme kanë marrë Foursquare, i cili publikoi gjatë muajit shkurt se do të zëvendësoj Google Maps API me OpenStreetMap, dhe Apple, i cili gjithashtu për nevojat e aplikacionit të vet iPhoto në iPad dhe iPhone vendosi që të kaloj në OpenStreetMap.

Artikulli paraprakSami Yusuf në Medresenë e Tiranës: Fëmijën tim do ta sillja këtu
Artikulli vijuesKompjuteri, si ta mirëmbajmë