Në vijim të ciklit të lançimit për sistemin e ri Windows, rilançimin e Windows Phone, Surface si dhe prezantimin e një sërë mjetesh për zhvilluesit dhe softuerëve për ndërmarrje, Microsoft-i është më tepër se kurrë në vëmendjen e konsumatorëve.
Sondazhet e YouGov gjurmuan atë që quhet “consumer perception”, pra mënyrën se si konsumatorët e konceptojnë produktin dhe se si krijojnë idetë apo opinionet e tyre mbi të.
Kjo statistikë vjen nga pyetja, “Nëse keni dëgjuar diçka mbi këtë markë në dy javët e fundit, përmes reklamave, lajmeve apo fjalëve, a ishte ajo diçka pozitive apo negative?” Përgjigjet kthehen në një “Buzz Score”.
E gjitha kjo mund të duket pak e ngatërruar me matematikën, por YouGov është renditur e dyta në listën e sondazheve më të sakta në zgjedhjet e 2012-s në SHBA, duke kaluar NYTimes, Wall Street Journal, Gallup etj. Më poshtë mund të shihni grafikun:
Më poshtë ju paraqesim rezultatet më të rëndësishme nga sondazhi:
– Windows ështe në pikën më të lartë të perceptimit që kur u prezantua Windows 7 në fund të vitit 2009. E përkthyer në shifra, Windows është ngritur nga shkalla Buzz numër 14 tek 23 që prej fillimit të promovimeve për Windows 8, në mes të tetorit.
– Mes zotëruesve të tabletëve, kjo shifër nuk është 23, por 30.
– Bing, është rritur nga shkalla 10 në 16.
– Dhe së fundmi, Microsoft-i është rritur nga 17 tek 25 që prej mesit të tetorit. Sa për Windows 8, mes zotëruesve të tabletëve, shkalla është 33.
Shkurtimisht, e gjithë puna që Microsoft-i po bën për të rritur fuqinë e markës së vet, duket se po funksionon. Dhe kjo mund të sjellë një lidhje më të fortë me konsumatorët. (CIO
You Might also Like
Kositësja e barit si vetëtima
Askujt nga ne nuk do t’i kishte shkuar mendja se me një kositëse bari mund…
By
Redaksia
1 Min Read
Adobe përditëson programet Premiere dhe Photoshop
Photoshop Elements dhe Premiere Elements të Adobe do të përditësohen gjatë ditës së martë. Për…
By
Redaksia
2 Min Read
Këtë trik duhet të përdorni për të parë videot e bllokuara nga YouTube
Nëse jeni një simpatizant i YouTube për të dëgjuar muzikë, kërkuar ndihmë nga tutorial apo…
By
Redaksia
2 Min Read
Ja si të ruani baterinë e iPhone, mos e karikoni gjatë natës
Me siguri se keni dëgjuar se të mbushësh baterinë e iPhone gjatë gjithë natës nuk…
By
Redaksia
3 Min Read
Si ta riparojmë një telefon ose kamerë dixhitale pas zhytjes në ujë
Mbusheni një qese që mbyllet me oriz, largoni baterinë, SIM Kartelen, dhe pjeset tjera që…
By
Redaksia
1 Min Read
A do të ketë Google Nexus Tablet me çmim 99 $
Herën e fundit që një tabletë kushtonte 99 $, ishte Touchpad i HP 16 GB…
By
Redaksia
4 Min Read
