Xhamia e madhe në Tiranë – Veliaj viziton kantierin e ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë

Në mars të vitit 2018 pritet të përfundojë ndërtimi i Xhamisë së Namazgjasë, e cila do të shtrihet në një sipërfaqe prej 1200 metrash katrorë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë inspektimit të punimeve tha se, pas përfundimit të ndërtimit të kësaj xhamie, kryeqyteti do të përfitojë 200 vende parkimi, parqe, librari dhe qendër kulturore.

“Lajme akoma më të mira vijnë për faktin që jo vetëm do tu shërbejë besimtarëve, po dhe qytetarëve të Tiranës. Ne do të kemi 200 vende parkimi, parkim nëntokësor, që dot ë jetë i hapur për publikun. Të gjithë ata që punojnë në godinën ngjitur, dhe që quhen deputetë të Parlamentit, dhe parkojnë në trotuare, tani do të kenë parkim publik. Më vjen mirë që projekti ka përfshirë disa parqe, një qendër kulturore ”, tha Veliaj.

Veliaj u ndal edhe te sulmi terrorist, që përjetuan banorët e Stambollit, duke e cilësuar si një tragjedi të jashtëzakonshme.

“Ajo që ndodhi dje në Stamboll ishte një tragjedi e jashtëzakonshme dhe veprime të tilla nuk kanë lidhje me besimin. Çdo devijim prej besimit është një akt terrorist që dënohet, dhe çdo devijim prej kulturës së bashkëjtesës është diçka që nuk kontribuon në qytetet tona ”, u shpreh kryebashkiaku.

Kryetari i Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj tha se, kjo është një ditë e veçantë për besimtarët myslimanë të Tiranës, sepse po shohim se ëndrrat dhe lutjet e tyre po bëhen realitet.

Artikulli paraprakEra e hedh në tokë minaren e xhamisë në Prizren
Artikulli vijuesVIDEO – Kurani vs Lexiliumi