Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës

Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar të enjten Portën numër 1 të kufirit Kosovë-Serbi dhe kanë hyrë qindra metra brenda territorit kosovar.

Dëshmitarë të rastit i kanë thënë gazetës se ata kanë qëndruar për disa orë në territorin e Kosovës.

E hyrja e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe, qindra metra në thellësi të territorit të Kosovës, thuhet se është bërë me qëllim të “mbrojtjes” nga ndonjë sulm të Portës 1, të pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, qeveria e Kosovës nuk ka qëndrim për aksionin e xhandarëve fqinj.kohaislame

Artikulli paraprakAnonymous i shpall “luftë” Qeverisë Amerikane
Artikulli vijuesRrotullohet një autobus me 65 nxënës