Në rrjetet sociale u fillua sot një kampanjë “Xhemati e do hoxhën në xhami”, kampanja i drejtohet Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila me vendim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ka vendosur që ta shkarkojë hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi nga detyra e imamit të Xhamisë së Madhe.
Xhamia e Madhe është vendi nga ku hoxha nisi ndikimin e tij të madh pozitiv për përmirësimin e shoqërisë, ai aty u emërua imam që nga përfundimi i doktoraturës në Arabinë Saudite dhe kthimin e tij në Kosovë më 2001. Xhamia stërmbushej nga aktiviteti i hoxhës, qoftë gjatë ligjërimeve të rregullta javore, apo në ditët e xhumasë. Xhematit duket qartë se i mungon hoxha, prandaj ata kërkojnë ta kthjenë prapë atë aty. Kërkesa e xhematit ka edhe bazën në kushtetutën e BIK, ngase ajo saktëson se imami zgjidhet me propozimin e xhematit.
Kampanja është vendosur nën hashtagun #eduamhoxhennexhami
Kampanjë për rikthimin e dr. Shefqet Krasniqit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë