Xhenxhefili / Ginger; Thesari të cilit nuk i dimë vlerën
Arabisht: الزنجبيل أو الزنجبيل الطبي
Anglisht: Ginger
Emri shkencor: Zingiber officinale L.
Familja: Zingiberaceae
Rrënjët i ka të mëdha dhe anojnë nga ngjyra e verdhë ose si kokrrat e patates, lulet i ka të verdha. Shijen e ka djegëse, pjesa e bimës që përdoret rritet poshtë tokës dhe rritet në vënde që dallohen për temperaturën e lartë.
Xhenxhenfili gjendet më shumë në Azinë Juglindore, Indi, Xhamajkë dhe në shumë zona tropikale. Rrënjët e xhenxhefilit përdoren për gatim dhe për mjekim. Ai është përcaktuar si një prej erëzave natyrale, dhe është i njohur në të gjithë botën për erën e tij depërtuese dhe për shijen diegëse. Xhenxhefili është përdorur që prej 2500 vjetësh. Në Evropë është eksportuar në shekullin e parë dhe është përdodrur gjerësisht nga romakët. India është prodhuesi më i madh i xhenxhefilit, e pasuar nga Kina dhe Nepali.
Pjesët që përdoren: Rrënjët
zenxhebil1
Dobitë e Xhenxhefilit
– Xhenxhefili është i dobishëm për dhimbjet e stomakut dhe pakëson shtrëngimet e ngërceve të tij.
– Xhenxhefili largon të përzierat dhe të vjellat, në veçanti për ata që udhëtojnë dhe te gratë shtatzëna.
– Xhenxhefili ndalon diarrenë.
– Xhenxhefili parandalon qelizat kancerore dhe i ndalon ato të përhapen në trup.
– Xhenxhefili përdoret për kurimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës.
– Xhenxhefili është forcues i muskujve të njeriut dhe pakëson dhimbjet e rruazave të shtyllës kurrizore.
– Xhenxhefili është i dobishëm për rifreskimin e trupit dhe i jep trupit gjallëri.
– Xhenxhefili e shëron trupin e sëmurë nga helmet.
– Xhenxhefili është i dobishëm për uljen e temperaturës së trupit.
– Xhenxhefili kuron të prekurit nga astma, ftohja, kapsllëku, shqetësimet dhe tensionet.
– Xhenxhefili është i dobishëm për kyçet, zemrën dhe veshkat.
– Xhenxhefili ndihmon në forcimin e kujtesës dhe mbron nga harresa.
– Xhenxhefili ka veti për mbrojtjen e njeriut për një kohë të gjatë nga shenjat e plogështisë dhe plakjes.
– Xhenxhefili kuron kollën e vazhdueshme tek ata që kanë gëlbazë.
– Xhenxhefili punon si rregullues i shëndetshëm i zemrës dhe enëve të gjakut, në një mënyrë duke i bërë pllakëzat e gjakut më pak ngjitëse. Ky funksion pakëson problemet që ka qarkullimi i gjakut.
– Xhenxhefili kuron problemet me rënien e flokut, duke aktivizuar qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës.
– Xhenxhefili është i dobishëm për rënie në peshë, duke bërë një punë të shkëlqyer në organet e tretjes. Lënda djegëse që ka xhenxhefili luan një rol të rëndësishëm në djegien e yndyrave.
– Xhenxhefili është i dobishëm për pastrimin dhe zbardhjen e fytyrës.
– Xhenxhefili përdoret edhe si erëz në ushqim për ti dhënë shije të mirë.
Kujdes!
– Personat e sëmurë me fshikëzën e tëmthit nuk duhet të konsumojnë xhenxhefil.
– Nuk duhet të përdoret më shumë se 4 gram në ditë, të ndarë në disa vakte.
zenxhebil_botanical
I mjafton krenaria që Zoti e ka përmendur në Kuranin e Shenjtë
Allahu i Madhëruar thotë: “Hija e pemëve të tij (Xhenetit) është afër mbi kokat e tyre, ndërsa frutat e tyre do t’i kenë afër sa t’i arrijnë me dorë. Aty do t’u shërbehet me enë të argjendta dhe kupa kristali, kupa të tejdukshme argjendi, madhësinë e të cilave (do ta zgjedhin) sipas dëshirës. Aty do të pinë gota me pije të përzier me xhenxhefil, prej një burimi të quajtur Selsebil.” [ EL-INSÂN, 14-18].
I mjafton krenaria që Allahu e ka përmëndur në Kuranin e shenjtë.
Në një Seminar të mbajtur posaçërisht për këtë bimë të mrekullueshme, një doktor prezantues tha: “Ai është eliksiri i rinisë, lustrues i lëkurës, vënës në gjumë dhe qetësues. Sikur njerëzit t’ia dinë vlerën nuk do të përdornin ilaçe kimike. Ai është si armë kundër oksideve që shkaktojnë kancer dhe kundër dëmëve që shkaktojnë të skuqurat dhe bimët e ndotura. I thatë dhe i bluar bën më shumë efekt se sa kur është i freskët.”
Xhenxhefili në mjekësinë profetike
Ebu Seid el-Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) thotë: “Mbreti i romakëve i dhuroi të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) një enë me xhenxhefil. Ai i dha të gjithë të pranishmëve nga një pjesë, dhe më dha edhe mua një copë.”
Ibën Kajim ka thënë në librin “Mjekësia Profetike”:
Xhenxhefili është ndihmues për tretjen dhe zbutës i barkut me një zbutje mesatare. I dobishëm për bllokimet e mëlçisë për shkak të të ftohtit dhe lagështirës, dhe për errësimin e shikimit duke lyer sytë me të. Ndihmon në marrëdhëniet seksuale, dhe është tretës i erërave të këqia dhe të forta që ndodhen në stomak dhe në zorrë. Si përfundim themi se ai është i dobishëm për mëlçinë dhe stomakun.
“Aty do të pinë gota me pije të përzier”-Ndonjëherë përzierja do të jetë me pijen e xhenxhefilit , dhe ai eshtë pije e nxehtë (energjike), dhe ndonjëherë do të jetë me kamfur, që është i ftohtë, që të barazpeshohet gjendja.