Yildirim: Do t’i shkatërrojmë lojërat që luhen mbi Turqinë

Kryeministri Binali Yildirim tha se do të shkatërrojnë lojërat që orvaten të luajnë mbi Turqinë.

Kryeministri turk, në Congresium në Dhomën e Tregtisë së Ankarasë (ATO) u takua në programin e iftarit me kryetarët e partisë së rretheve me detyrë që nga themelimi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK e deri më tani.

Në fjalimin që mbajti këtu, ai nënvizoi se terrori do të dalë nga agjenda e Turqisë dhe shtoi: “Terrori nuk do të flasë më Turqinë. Ne kemi gjëra më të bukura për të folur. Ne do të flasim ekonominë, mirëqenien, kushtetutën e re në Turqi, sistemin presidencial dhe mega projektet që do ta çojnë Turqinë drejt objektivave të vitit 2023. Ne nuk do të lejojmë kurën e kurës që terrori të pushtojë rendin e ditës së Turqisë”.

Në agjendën e Kryeministrit Yildirim ishte edhe politika e jashtme.

Ai tha se do të përforcojnë bashkëpunimin rajonal me botëkuptimin e politikës së jashtme që shton miqtë dhe pakëson armiqtë në rajon dhe botë. Ai nënvizoi gjithashtu se do të ndërtojnë zhvillimin rajonal sëbashku me fqinjët në mënyrë që të shkatërrohen lojërat që mundohen të luhen mbi rajonin dhe mbi Turqinë.

Artikulli paraprak109 mijë qytetarë, në asistencë sociale
Artikulli vijuesErdogani Parlamentit Evropian: Nuk e kandisni dot Turqinë