Ymeri: Sot dështoi treshja kriminale, por u dëshmua se Serbia ka ndikim ende në Kosovë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, në konferencën e jashtëzakonshme për medie, tha se klani apo treshja “Pronto”, dështuan ta legjitimojnë tradhtinë në Kuvend.

“Kjo treshe kriminale dështuan ta cungojnë territorin e Kosovës. Kjo është një fitore e qytetarëve. Demarkacioni nuk u fut në rend dite edhe pse kishin premtuar që më 1 shtator ta votojnë tradhtinë. Kjo ishe premtuar edhe nga Thaçi”, tha Ymeri.

Sipas tij, Beogradi po fuqizohet karshi Kosovës me faktorizimin e listës serbe.

“Lista Serbe po faktorizohet nga Isa dhe Thaçi. Tash e një vit ne kemi thënë se kjo marrëveshje duhet të rishikohet nëse duan që të kalojë ky ligj” , tha tutje Ymeri.

Ymeri tha se qytetarët e Kosovës në protestën e sotme, treguan se edhe në të ardhmen, nuk do të lejojnë që projektligji për demarkacionin me Malin e Zi të votohet.

Qytetarët e Kosovës siç i pamë sot në protesta kanë sakrifikuar, nuk do ta lejojnë as në të ardhmen të votohet”, tha Ymeri.

Ai shtoi se kjo qeveri duhet të largohet që mos të mbetet e uzurpuar nga siç tha ai klani mafioz.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i VV-së, Dardan Molliqaj, ka folur për arrestimin e djeshëm të gjashtë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nën dyshimin e se ata kishin organizuar sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Molliqaj tha se armët e konfiskuara nga Policia e Kosovës nuk janë të aktivistëve te tyre. Sipas tij, vendimi i gjykatës për aktivistët është kontradiktor me atë se për çfarë akuzohen këta aktivistë.

“Dy ditë më herët aktivistët janë arrestuar dhe janë quajtur terroristë nga policia. Armët nuk janë të aktivistëve të VV. Tre aktivistë, janë liruar në arrest shtëpiak. Kurse tre aktivistëve të tjerë u janë caktuar nga 1 muaj paraburgim. Si është e mundur që edhe të quhen terroristë dhe të lirohen në arrest shtëpiak”, tha Molliqaj. Ai gjithashtu tha se VV kërkon dorëheqjen e drejtorit të RTK-së, Mentor Shalës dhe gazetarit Ridvan Berishës për siç tha ai, për shpifje.

Ai gjithashtu ka kërkuar të lirohen të gjithë aktivistët e VV-së, si dhe deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Aida Dërgutin.

Ymeri: Sot dështoi treshja kriminale, por u dëshmua se Serbia ka ndikim ende në Kosovë

Lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në konferencën e thirrur për media menjëherë pasi Kuvendi shtyu seancën e demarkacionit ka thënë se sot në Kuvend treshja dështuan ta legjitimojmë agresionin ndaj vendit

“Kjo është humbje e treshes kriminale në tentimin për cungimin e territorin e Kosovës”, tha Ymeri.

Ai thotë se kjo është fitore e qytetarëve dhe kundërshtimit të tyre që do të vazhdoj edhe më teje.

Ymeri thotë se Presidenti Thaçi ka thënë moti se do kryhet demarkacioni, po ashtu e ka thënë që sot do përfundoj kjo çështje, e Ymeri pyet ku është presidenti sot që kërcënonte atëherë.

“Kjo e sotshmja dëshmon se Serbia ka pushtet ende në Kosovë, dialogu nuk ka sjellur dëme.

Sipas Ymerit, “Marrëveshja duhet rishikohet dhe rivlerësohet vetëm atëherë do të pranohej nga të gjitha subjektet kur të vendoset kufiri ku ka qenë”.

Ai tha se qeveria po bënë koncesione me listën serbe.

Artikulli paraprakPallaska: Dështimi i pozitës dhe shantazhi i opozitës e bënë Listën Serbe faktor vendimtar
Artikulli vijuesFSK-ja dhuroi mbi 500 doza gjak