Zaev: Shumica e re parlamentare ka të drejtë ta marrë kontrollin

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev thotë se në bazë të Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës, shumica e re parlamentare ka të drejtë të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund bllokimit të institucionit ligjvënës nga VMRO-DPMNE-ja.

Ndërkohë Zaev në manifestin e partisë së Nikolla Gruevskit sheh vetëm një grumbull justifikimesh për të zvarritur zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.

“Ekzistojnë të gjitha alternativat e mundshme që Kushtetuta, ligjet dhe Rregullorja i lejojnë në pjesën e plenumit, që shumica të miratojë vendime

Në bazë të Ligjit për Kuvend dhe Rregullores, shumica parlamentare do ta marrë nën kontroll udhëheqjen e mbledhjeve. Të shpiken arsye të tilla banale, me çfarëdo kërcënime të supozuara inekzistente mbi Maqedoninë tonë, që ne duhet ta mbrojmë atë, se në çdo moment dikush do të na sulmojë apo se diçka do të merret nga ne, me të vërtetë këto gënjeshtra nuk kalojnë edhe te vetë ata.Është koha e fundit që procesi të lëvizë para, këtë e presin qytetarët dhe hapi i parë është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

 

 

Artikulli paraprakSerbia vazhdon bllokimin e linjës energjetike Kosovë-Shqipëri
Artikulli vijuesPërçahet keq Lista Serbe ​