Zbulohet tempulli i Mbretit të Albanisë në Azerbajxhan, daton 800 vite më parë

Zbulimi i një tempulli shqiptar të hershëm në Azerbajxhan është raportuar nga biznesmeni Behgjet Pacolli. Ai postoi në profilin e tij në “Facebook” një foto ku shfaqet një tempull.

Bazuar në statusin e Pacollit ky tempull i hershëm, është ndërtuar rreth 800 vite më parë në Azerbajxhan për Mbretin e Albanisë (Roi d’Albanie).

Pacolli u bënë thirrje historianëve kosovarë që të eksplorojnë ndërtesën, çështje për të cilën ai është i gatshëm të sponsorizojë.

“Dua të ndaj me ju një foto nga një tempull shqiptar që u ndërtua mes viteve 1216­-1238 për Hasan Djalalin, i quajtur ndryshe Mbreti i Albanisë (Roi d’Albanie). (Në atë kohë nuk ishte Arbëria apo Shqipëria). Në këtë Tempull në Azerbajxhan kam parë edhe shkrimet e para me germa shumë të ngjashme me alfabetin shqiptar. Siç duket, gjuha shqipe është përdorur më herët se “Meshari i Buzukut”, ose shenjat e para të shqipes të gjetura në Dubrovnik të viteve 1286.

Në këtë Tempull kishte shenja të ngjashme me ato që dëshmonin ekzistencën e Albanisë së Kaukazit, tre shekuj e gjysmë para erës sonë. I ftoj historianët e Kosovës të vizitojnë vendet ku ishte instaluar Albania kaukaziane, gjegjësisht, në pjesën jugore të Azerbajxhanit, Karabahut dhe pjesën iraniane të Kaspikut jugperëndimor. Një sponsorizim të eksploruesve kosovarë për këtë çështje do ta mbështetja me shumë dëshirë”, shkruan Pacolli.

Artikulli paraprakSpanjë, kosovari vret gruan dhe më pas dorëzohet në polici
Artikulli vijuesIslamofobja Arbana Xharra dënon grafitet për presidenten Jahjaga por për kariakturat e Profetit thotë: Shprehje e lirë