Mediat kanë zbuluar se Hillary Clinton ka përfituar më shumë se 24 milionë Dollarë në gjysmën e parë të këtij vitit, nga miliarderët George Soros dhe Haim Saban.
Paratë u shpenzuan për reklama mbështetëse për Hillaryn duke sulmuar kundërshtarët e saj.
Milionat u përdorën përmes një komisioni të pavarur të shpenzimeve të quajtur “Super PAC”, e cila rrit shumat e pakufizuara ta parave nga korporatat, shoqatat dhe shpenzon shuma të pakufizuara kundër politikanëve kandidatë për poste të ndryshme.
Kjo dha rezultat në fushatën e Hillary Clinton për garën Presidenciale, e cila shënoi rritje.
Mediat amerikane shkruajnë se Clinton është një mjaft e aftë për të gjetur fonde dhe aftësia e saj për mbledhur para për fushatën e saj nuk është vënë asnjëherë në dyshim.