Zgjidhen nënkryetarët, sekretariatet dhe departamentet e Lëvizjes BESA

Sot Kryesia Qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e saj të radhës në zyrën e saj në Strugë. Ndër pikat që u diskutuan sot ishte vazhdimi i strukturimit të mëtejmë të Lëvizjes në kuptim të zgjedhjes së nënkryetarëve, të sekretariateve dhe të departamenteve të BESËS.

Me këtë rast për nënkryetarë të Lëvizjes BESA u zgjodhën Ermira Asani Salija – avokate nga Gostivari dhe Zeqirija Ibrahimi – filolog nga Shkupi. Mandati i tyre, ashtu si edhe i gjithë organeve të tjera, do të jetë deri në kongresin e ardhshëm.

Përveç tyre, konform Statutit, pasi është zgjedhur Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, u diskutua edhe themelimi i sekretariateve, që janë në varësi të Sekretarit Gjeneral, dhe u vendos që:

  • Sekretar i Sekretariatit për Politika Strategjike të jetë Shaban Zendeli
  • Sekretar i Sekretariatit për marrëdhënieve me publikun të jetë Njomza Imeri Ismaili
  • Sekretar i Sekretariatit  për Burimeve Njerëzore dhe Lobimit të jetë Hysein Dika
  • Sekretar i Sekretariatit organizativ të jetë Skender Rexhepi

Në këtë takim u konstituuan edhe 15 departamentet e Lëvizjes BESA, të cilat do ta ndjekin punën e ministrive përkatëse në vend.

Artikulli paraprakTë hënën nis kthimi mbrapsht i refugjatëve nga Greqia në Turqi
Artikulli vijuesTërmet 7,2 shkallë Rihterit në Paqësor