Përfaqësuesi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar do tu ligjërojë integrimet evropiane dhe MSA-në studentëve të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Ligjërata me Zhbogar, do të mbahet të mërkurën në ora 14:00.
Gjatë ligjëratës do të trajtohen edhe tema që kanë të bëjnë me zhvillimet aktuale në vend, thuhet në njoftimin për media.
“Gjate ligjëratës të drejtën e pyetjeve e kanë vetëm studentet, por jo edhe përfaqësuesit e mediave”, potencohet në njoftim.