Në këtë kongres priten të bëhen ndryshimet në statutin e partisë që udhëheq koalicion qeverisës dhe pritet të vendoset për mënyrën e konfirmimit të mandatit të kreut të saj, Edi Rama
TIRANË (AA) – Sot në Tiranë po zhvillohet kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ku marrin pjesë edhe personalite botërore të politikës dhe më gjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë kongres priten të bëhen ndryshimet në statutin e partisë që udhëheq koalicion qeverisës dhe pritet të vendoset për mënyrën e konfirmimit të mandatit të kreut të saj, Edi Rama.
Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe njëkohësisht kryeministri i vendi, Edi Rama, duke folur para delegatëve të kongresit u shpreh se është koha të hapet një dialog i ri për Shqipërinë. Sipas tij është koha që të hapet edhe Partia Socialiste në çdo komunitet.
Një fjalë përshëndetëse në këtë kongres mbajti edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, njëkohësisht kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, që është në koalicionin qeveritar të drejtuar nga Rama.
Meta u shpreh se Shqipëria është në një moment mjaft të rëndësishëm reformash dhe se reforma zgjedhore, sipas tij, duhet të japë një hov tjetër cilësor për zgjedhjet në vend.