Zhytja e botës në kaos dhe luftë, vepër e perëndimit…!

Savash VELIU
…Qytetërimi dhe modernizimi një forcë e madhe shkatërruese!
Analiza e ngjarjeve të mëdha në vitet e fundit, me ndërrimin e pushteteve në vendet arabe, zhytja e këtyre vendeve në kaos total, na i RIKUJTON ngjarjet e përgjakura në Ballkan, në Çeçeni e më gjërë! Po të kishin marrë përgjegjësinë ana e qeverive franceze, britanike, gjermane e amerikane në zhvillimet politike e sociale në këto vende, do të krijonte premisat për kursimin e jetëve të pafajshme në të dy anët e mesdheut. Për të arritur deri këtu, do të mjaftonte vetëm qëllimi i mirë. Por kjo nuk ndodhi !?  
 E gjithë kjo, shikuar në planin më cilësor të jetës së njerëzve, nuk mundet të arrihet me sistemet e derisotme, të mplakura, të rrejshme, idiotësie, të paafta, por botës dhe njerëzimit në përgjithësi i duhet një sistem i ri, sistem i drejtësisë i mbështetur në kodin të qenurit i njerëzishëm për të cilin që ma herët disa filozofë e shkrimtarë kanë paralajmëruar duke kërkuar të lindet njeriu i ri… Vetëm atëherë njerëzimi do të shpëtonte nga varfëria, luftërat e përgjakshme dhe shumë idiotësi të tjera. Kësisoj, para do kohe, Zëvendëskryeministri i Turqisë Davutogllu, në një ligjëratë para studentëve të USHT-së, tregoi se në botë dy miliardë njerëz jetojnë me nga dy dollarë në ditë, kurse nga ana tjetër me mijëra të tjerë nuk e dinë fundin e pasurive të tyre. Kjo është bota e sotme. Kush e kupton këtë “drejtësi”?!…
 
…Mendja është jashtë kurse Duartë i kanë Brenda…!
Nga të katër anët po goditet indi islam. Po sulmohet me program, me armën e patriotizmit ateist dhe religjionit të rrejshëm (islamit modern i amerikanizuar). Ndoshta jemi në fazën më kritike të ekzistencës sonë, sepse jemi pa gard, të dorëzuar dhe të nënshtruar në apatinë të shtruar nga politika tash e 25 vjet. Nuk i duket fundi i këtij dekompozimit…?!  
Ata para 25 viteve filluan fushatën për asgjësimin e forcës njerëzore islame  në Bosnje duke zhytur popullin e pafajshëm në vdekje të dhunshme për të parandaluar hovinë e burrështetasit Alija izetbegoviq, i cili morri timonin e lidershipit të shembulloj si njeriu i ri me një duhmë të ndarjes së drejtësisë dhe mirëkuptimit mes popujve të vendit e më gjërë.    
Pasi u asgjësua ky dukuri në Bosnje menjëherë kaluan në veprim atje në  Çeçeni në shuarje të shpresave çeçene për pavarësi dhe të gjetjes së njeriut të ri atje. Ata i lënë çeçenët nën mëshirën e Rusisë duke u’a likuiduar udhëheqësin e tyre shpirtëror Gjeneral Xhohar Dudajevin, një njeri vizionar dhe simbol i drejtësisë për Kaukazinë.   
Kështu ndodhi paradokohe edhe në Egjiptë me Doktor Muhammed Morsin,  Presidenti i parë i zgjedhur me votat e lira të popullit, ku me bekimin e  Perëndimit u lejua që demokracia dhe vota e lirë e popullit të varroset  brutalisht. Kjo do të ndodh vetëm pse ai solli frymën e lirisë që synonte për një drejtësi të barazuar në vend dhe në rajonin e gjërë të Lindjes së Mesme!
Ky skenar tani tentohet të arrihet edhe në Turqi me tentativë si të përmbyset   vullneti i lirë i një populli paqedashës që për 13 vite dëshmoi se është pranë demokracisë dhe të njerëzishmes duke krijuar njeriun e ri Rexhep Taip Erdoganin, si shembëllim për mbarë botën dhe model të njeriut i cili ka vizion dhe aftësi për lider bote që rezaton barazi, drejtësi dhe Paqe të shumëpritur në botën e raskapitur nga ekspansionismi i pamoralshëm përplotë hipokrizi, që do të arrij të përfitoj zemrat e njerëzve të botës e jo tokatë e tyre… !
Shihet se Bota e ashtuquajtur “Demokratike”, nuk çanë fare kokën për demokracin e as për rendin në botë, por ajo vepron kundër ligjeve të natyrshmërisë së saj duke bërë çregullim dhe gjakderrdhje mbi rruzullin toksorë..!
Artikulli paraprakFillon në Prishtinë investimi arab 22 milionësh
Artikulli vijuesPoligamia si politikë e mbrojtes së moralit dhe rikthimit te vlerave të humbura