Znj.Cinzia (Fatime) Cuti, 36 vjeçare nga nga Italia, më 25.05.2015 (e mërkurë), në lokalet e Muftinisë së Tetovës para Muftiu të Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi dhe dëshmitarëve,deklaroi se e ka pranuar fenë islame. Ajo në rrëfimin e saj mbi shkaqet e pranimit tëfesë Islame, mes tjerash potencoi:
“ Ishte Allahu Fuqiplotë, Ai që më udhëzoi të pranoj Islamin. Ndjehem shumë e qetë dhe e lumtur për këtë që Allahu më udhëzoi në fenë e Pejgamberit tonë të fundit, Muhamedita.s. Nuk jam e detyruar dhe nuk kam dro nga askush për këtë që pranova Islamin. Poashtu kam dëshirë që edhe anëtarët e tjerë të familjes të njohin të Vërtetën-Islamin.”
Muftiu i Tetovës, duke falënderuar Allahun mes tjerash tha: “ Më vjen mirë që në mesin e muslimanëve sot kemi edhe një anëtarë që me vetëdëshirë pranon fenë Islame si fe të jetës së vet”
Muftiu Znj.Cinzia (Fatime) Cuti, i dhuroi një Kur’an dhe i dëshiroi jetënë përputhshmëri me rregullat e Librit të Allahut dhe Sunetit të Pejgamberita.s.