Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka paralajmëruar për Tv Nova dygjuhësinë në tërë territorin e Maqedonisë, nëse partia e tij vjen në pushtet.
Ai deklaron se nuk humb asgjë si qytetar i Strumicë, ku 94% e popullatës janë maqedonas dhe se tani është momenti që të përcaktojmë se çfarë shteti do të ndërtojmë në të ardhmen.
Ai pret që të fitojë vota të shqiptarëve, pa marrë parasysh nëse do të ketë koalicion me ndonjë parti politike shqiptare, ose jo. Madje, pritshmëritë e tij janë që të fitojë më shumë vota se ndonjë parti shqiptare.