Zoti!

0
453

Nga Prof.Dr Mustafa Mahmud

 

Ka qene kjo kahere,nuk me kujtohet se kur, ndoshta kam pasur dymbedhjete deri ne katermbedhjete vjet, e ndoshta edhe me pak. Kam qene afer moshes madhore kur paturpshem kam pyetur:
– Po pohoni se si Zoti ka krijuar boten, se te gjitha krijesat duhet medoemos e kane Krijuesin, se cdo veper duhet ta kete krijuesin (trajtuesin), cdo gje qe ekziston filluesin e vet.
Mire! – do te besoj! – por me thoni ju kush e krijoi Zotin apo Ai u krijua vete.?! Nese eshte krijuar vete dhe ju kete e pranoni si te vertete, perse imagjinata juaj nuk do ta pranonte se edhe bota eshte krijuar vetvetiu, se ajo nuk ka Krijues dhe ceshtja nuk do te ishte kontestuese.
Kur e flitja kete, fytyrat e njerezve te cileve u drejtohesha, zbeheshin dhe gjuhet e tyre me mbushnin me rrebesh mallkimesh. Garonin, nga te gjitha anet, se kush me shume do te me qortoje, e njerezit me zemer te devotshme me deshironin falje prej Zotit dhe te me udhezoje ne rruge te drejte.
Konservatoret me kane refuzuar, e rebelet rreth meje jane mledhur dhe pafundesisht kane diskutuar mbi ceshtjet filozofiko – fetare.
Krenaria ne njohjen time te atehershme e cila mori perpjesetime te gjera dhe elokuenca ime gjate te ekspozuarit me te cilen jam dalluar, keto kane qene motive qe te sillem keshtu, e jo deshira qe ta mesoj te verteten dhe ta zbuloj realitetin.
Pastaj, harrova se shkaku i pare duhet te jete qenie medoemos ekzistuese (vâxhibu-l-vuxhud), e jo kontingjent, ne raport me ekzistencen aksidentale, te mundshme (mumkin). Ne te kunderten, do ta fitoja zinxhirin e pafund te shkaqeve, pa parafillim. ne te vertete, e kam prekur pyetjen e kauzalitetit, shqyrtimit te njohur filozofik i cili Aristotelin e solli ne pohimin mbi parafillimin dhe shkakun e pare. Atehere asgje s’kam ditur mbi Aristotelin as nuk i kam ditur fundamentet e ligjesise se logjikes dhe dialektikes.
Eshte dashur te kalojne tridhjete vjet pune te etshme me libra dhe mijera net ne vetmi, persiatje e diskutime me vetveten dhe qe perseri ta permiresoj ate qe tashme sa here a kam korrigjuar. E kam kundruar idene nga te gjitha pikepamjet dhe jam orvatur te kaloj rruge te mundimshme prej Zotit dhe njeriut deri te enigma e jetes dhe vdekjes, deri te te besuarit e forte, te cilin, ja, tash, po e ekspozoj. Fatkeqesisht atehere nuk e kam ditur se ky eshte ai motivacion. Per kete kam refuzuar te besoj ne Zotin, sepse kam besuar ne vetveten.
Kam qene i verbuar me driten e idese sime personale dhe zgjimit, i cili ka filluar ta shquaje periudhen e femijerise sime.
Kjo kryesisht, ka qene gjendja ime psikike kur kam hyre ne diskutimin e perditshem oratorik dhe ideor. Kam qene aq i verbuar saqe nuk i kam verejtur edhe bazat e logjikes ne te cilen pikerisht jam mbeshtetur. Nuk kam qene i vetedijshem se po e kontradiktoj vetveten kur them: E kush e krijoi Krijuesin; – me cka kam rene ne sofizem, sepse Krijuesin e kam radhitur ne krijesa edhe pse po e quaj Krijues.
Te njihet e verteta nuk ka qene aspak pune e lehte, sepse nuk kam deshiruar qe ceshtjes t’i hyj superficialisht dhe lehtazi. Mirepo, po ta kisha degjuar zerin e natyres dhe po te me kishte udhehequr intuita, do t’i shmangesha diskutimit te mundimshem dhe intuita ime do te me shpiente nga Zoti.
Por, rasti ka dashur te jem lindur ne kohen, ne te cilen zeri i thirrjes natyrale eshte i ngjirur (shterur) dhe mezi degjohet. Ate e ngadhenjeu zeri i arsyes, i cili, me disa kembengulje dhe abuzime, kaloi ne mashtrime. Me fjale tjera, deshira qe me arsye cdo gje te kuptohet, deri diku mund te arsyetohet, sepse intelekti njerezor e sheh vetveten mbi piramiden e te arriturave te veta te medha; te dhene pas te arriturave kulturale ne industri, elektricitet, raketa, avione, nendetese.
Shkurtimisht, njeriu ka dominuar ne det, toke, ajer, nenuje, e vetveten e ka ngritur se eshte i gjithmundshem dhe eshte bere arbiter ne suazat e arritshme dhe te paaritshme.
Qe ta shpjegoj me arsye kete bote ne te cilen jetojme, qysh si i ri iu drejtova shkences. Kam lexuar cdo gje: prej Shibli Shumejlit e Selame Musaut deri te Frojdin e Darvinin. E pelqeva kimine, fiziken dhe biologjine. Ne dhomen time te vogel kam pasur laboratoriumin miniaturial, ne te cilin kam pergatitur acidet karbonike, me klor i kam mbytur insektet dhe kam autopsuar bretkosat.
Te gjitha bindjet e mia kane filluar dhe kane mbaruar ne bazat shkencore. Njohja objektive eshte rruga e vetme kah e verteta. E kam refuzuar cdo teori metafizike. Kam menduar; kush po na i jep tanket dhe avionet, ndersa po i merr prej nesh fete orientale dhe ritualet? Lajmet shkencore perendimore na kane verbuar dhe prej Perendimit e kemi pranuar cdo gje qe na ka ofruar: librat, ilacet, veshjen, pelhurat, lokomotivat dhe automobilet, e madje edhe konservat, lapsat, paramanat dhe gjilperat. Prej tyre i kemi pranuar edhe format e hulumtimit letrar dhe i pervetesuam format e tyre te tregimeve, romaneve dhe veprave dramatike.
Kemi enderruar mbi Pasterin, Markonin, Rentgenin dhe Edisonin dhe ne ta i kemi pare idealet tona. Shkurtimisht, cdo gje qe eshte nga Perendimi e kam konsideruar perparimtare, e cdo gje qe ka ardhur nga Orienti islamik, prapanike, dekadenciale. Orienti ka qene i venitur, dobesuar dhe nen thundren e kolonizatorit.
Ka qene kjo, deri diku, edhe e natyrshme, duke i marre ne konsiderim kushtet e atehershme te te kuptuarit tim, se cdo gje qe na e servon Perendimi eshte pozitive dhe e vertete dhe se
pervetesimi i menyres se tille evropiane te jeteses, eshte rruga e vetme e fuqise dhe shpetimit.
Jam regjistruar ne Fakultetin e Mjekesise qe atje t’i ndjek ligjeratat ne gjuhen angleze, qe ta studioj anatomine nga burimet angleze dhe ne spital me profesoret e mi te flas ne gjuhen angleze.
Jo pse anglezet kane qene ne Kanalin e Suezit, por per arsye se medicina e re, si shkence, tash ka qene produkt ekskluziv i Perendimit. Ate qe e kane dhene arabet dhe popujt islamike ne kohen e Ibni Sinase (Avicennes),. ato kane qene konceptet, nocionet elementare te pamjaftueshme per nevojat bashkekohore te njerezise. Me fjale tjera, evropianet e kapen fijen atje ku e leshuan Ibni Sina dhe mjeket tjere arabe dhe e vazhduan me mundesite zhvilluese qe ta perparojne shkencen e medicines, krijuan laboratoriume, deponuan me miliona funta ne hulumtime dhe i tejkaluan arabet, persianet e te tjeret dhe e krijuan medicinen bashkekohore, fiziologjine, anatomine dhe patologjine dhe me te drejte ne kete shkence zune vendin e pare.
Keshtu kam hyre ne boten e medicines dhe teorive shkencore dhe kam ardhur deri te mendimi e bindja se mbi asgje nuk duhet gjykuar pa eksperiment dhe pa fakte e deshmi.
Shkenca ze fill ne empirizem, qe shihet dhe deshmohet. Ajo qe me shqisa nuk mund te argumentohet, per shkencen nuk ekziston. Kuptimeve metafizike botes transcendentale nuk i kushtohet kurrfare kujdesi ne boten shkencore.
Keshtu ne boten e njohurive dhe bindjeve te mia fetare e fillova rrugen time prej te kuptuarit tim te paster shkencor, materialist. Mirepo, perkunder rrebeshit materialist dhe empirik te kesaj bote, te cilet mohojne cdo gje qe eshte transcendentale, nuk kam arritur ta mohoj dhe menjanoj fuqine hyjnore.
Me fjale tjera, shkenca mua ma prezentoi gjithesine si dicka qe ekziston ne rendin e perkryer, cdo gje: prej gjethit ne dru deri te krahu i flutures dhe rera e rerishtes – cdo gje eshte ne marredhenie, rend dhe bukuri te perkryer. Tere kozmosi ekziston mbi ekuilibrin dhe ligjesite precize. Prej grimces se atomit e deri te sistemi qiellor, deri te gallaksia qe permban miliarda – sisteme qiellore te pakufishme mbi te cilat na flet astronomia – te gjitha keto levizin ne rregullin e pacenuar dhe llogarine precize. Mbare kjo bote e paskajshme, prej elektronit te imet deri te trupi me i madh qiellor, i ngjan aries (melodise) se shkelqyeshme harmonike, akordet e se ciles jane jashtezakonisht te harmonizuara mire, si nje trup i teresishem, i cili ka shpirt…
Shkenca, tani me ka dhene mundesi ta perfytyroj All-llahun ne menyren materialiste.
Atebote, ne epoken time te atehershme ideore zhvilluese, kam perfytyruar se All-llahu eshte fuqia e brendshme e gjithesise, e cila drejton te gjallet e jotegjallet. Token e Kozmosin. E kam perfytyruar Ate ne te levizurit atomik, te cilat shkenca i pat zbuluar ne protoplazme, ne gjithesi, se Ai eshte ajo fuqi e brendshme krijuese ne cdo gje ose, sic e ka thene kete Shen Toma Akuini:… proces i cili ka filluar te zhvillohet ne mikrob qe prej tij te krijohet njeriu. Ky proces edhe me tej po zhvillohet dhe do te zhvillohet ne infinit (pafundesi).
Ekzistenca, sipas te kuptuarit tim te atehershem, nuk ka pasur fillim as fund, sepse ekzistences ka mundur t’i kundervihet vetem joekzistenca, e kete logjikisht nuk kam mundur ta sqaroj sepse do te gjendesha para pyetjes: e kush e krijoi boten!? Me fjale tjera, nese do ta pranoja supozimin se dikur bota nuk ka qene, si ta shpjegoj se dic eshte krijuar prej asgjese? Per kete kam konkluduar: cdo gje qe sot ekziston, ka ekzistuar kahere, do te ekzistoje perhere, e pakufizuar hapesinerisht dhe koherisht.
Keshtu duke e kuptuar te ekzistuarit e kesaj bote e pranova hipotezen se All-llah eshte cdo gje qe eshte rreth nesh dhe se ne jemi vetem emancion, manifestim i Tij. Ai eshte ekzistence materiale, e pafillim e pambarim, i perhershem.
Ne kete menyre ia kam perfytyruar vetvetes teorine e cila eshte kufizuar ne ekzistence dhe All-llahun e ka identifikuar me ekzistencen. Me nuk kam pasur nevoje te sherbehem me metafizike dhe te gjej strehim te e padukshmja, transcedentalja.
Per kete arsye pata rene ne gracken e idese se “monizmit ekzistencial”, panteizmit indian dhe filozofise panteiste te Spinozes, ose ne gracken e filozofise se Bergsonit mbi “fuqine e brendshme krijuese”, e te gjitha keto jane filozofi te cilat jane nisur prej Tokes, prej pese shqisave dhe nuk kane pranuar kurrfare metafizike – sekreti, manifestimi te kuptimit logjik.
Filozofia indiane shkon edhe me tej prej kesaj dhe e mohon dualizmin ndermjet Krijuesit dhe te krijuares. Sipas saj, krijesat jane vetem emanacion i Krijuesit. Sepse, ne librat Upanishad zoti Brahma, i cili e banon qendren e botes, peshperit: “Nese vrasesi mendon se eshte vrases, e i vrari se eshte i vrare, ata nuk i dine metodat e mia sekrete, sepse te vdekurin e pranoj ne mbrojtjen time, si edhe armen e vrasesit dhe krahun e flutures. Ne mbrojtje e pranoj edhe ate kush dyshon ne ekzistencen time – cdo gje e pranoj, e madje edhe vete dyshimin, e pranoj atje ku une jam i vetmi. Une jam cdo gje”.
Ky eshte zoti i cili i ngjan drites se bardhe… nje dhe i natyrshem, por ne vete permban shtate ngjyrat (spektrale) te ylberit.
Me vite kam jetuar ne kete mjegull indiane dhe bufoneri sofistike. E kam praktikuar jogi-n, dhe per te kam lexuar burimisht dhe kam studiuar te profesoret indiane. Gjate me ka preokupuar dhe pervetesuar ideja mbi inkarnimin e shpirtit, madje edhe eshte manifestuar ne disa krijime te mia letrare, sic eshte “Marimanga” dhe “Dalja prej arkivolit”.
Pas kesaj, pak nga pak, fillova te vij ne vete, sepse nuk isha i bindur se shpirti mund te kaloje prej trupit ne trup. Ia pranova vetvetes se botekuptimi im i ketille mbi Zotin nuk eshte bindes dhe se eshte konfuz i turbullt.
Per here te dyte iu ktheva shkences si udheheqesit dhe shpetuesit tim. Ajo nepermjet autopsise biologjike dhe nen mikroskop me tha dicka tjeter. Me fjale tjera, “monizmi ekzistencial” indian eshte shpjere ne kenget liturgjike sofistike, por ireale, te paverteta, deri sa sheknca ma konfirmoi vetem unitetin, identifikimin ne materien fundamentale (te botes), ne lenden e pare, uniteti ne fundamentin themelor dhe ligjesite themelore, uniteti ne materien origjinale, fillestare prej se ciles cdo gje eshte ndertuar. Cdo gje qe jeton: flora , fauna , njerezit, jane formuar prej kombinimit te karbonit me hidrogjenin dhe oksigjenin. Per kete ata me te djegur shnderrohen ne thengjill. Se kendejmi dime se te gjitha llojet e jetave jane me prejardhje nga nje qelize.
Duke u sherbyer me shkence mesojme nga astronomia, kimia dhe atomistika se vete karboni, si edhe te gjitha elementet tjera, eshte produkt i nje elementi te caktuar, i cili eshte zier shume ne stufat e medha te yllezuara, e ky eshte hidrogjeni.
Me fjale tjera, hidrogjeni ne brendesi te stufave yjore shnderrohet ne helium, karbon, sicilium, kobalt, nikel, hekur ose ne elemente tjera varesisht prej ndarjes dhe bashkedyzimit te tyre te serishem ne shkallet e caktuara te temperatures dhe fuqise se shtypjes.
Thene me fjale te tjera, te gjitha llojet e krijesave rrjedhin prej materies unike, fijezes unike te mendafshit, prej te ciles eshte ndertuar gjithesia, ne format, detajet, figurat e saj te ndryshme e tjera. Dallimi ndermjet njerit dhe tjetrit lloj, ndermjet njeres dhe tjetres krijese shpjeret vetem ne raportin, marredheniet e kualitetit dhe kuantitetit, ne perpjesetime dhe te modeluarit e tyre, por lenda e pare eshte e njejte. Kjo eshte fshehtesia e cila na zbulon krushqine, afersine, ngjashmerine ndermjet njeriut dhe shtazeve, zbutesit te kafsheve dhe kafshes se eger, ndermjet hundes qe nuhat dhe lules aromatike, ndermjet syrit dhe pamjes se shkelqyeshme te diellit duke perenduar. Ketu qendron sekreti i kesaj harmonie dhe rregullit te gjithesise.
Cdo gje qe ekziston jane anetare te nje familjeje, kane rrjedhur prej nje babai. Natyrisht se konkludimi i ketille nuk pretendon qe te konfirmojme se si All-llahu eshte identifikim njesoj, cka edhe ekzistenca ose se cdo gje qe ekziston njesoj eshte cka edhe Krijuesi, sepse keto jane ngaterrime te rendomta mistike, te cilat nuk mund te prevetesohen. Thene ndryshe, nese kete bote do te deshiroja te tregoj, ne menyre plastike do t’ia krahasoja perjetimit te kritikut (artistik) figurativ te entuziazmuar, i cili e ka vizituar ekspoziten pikturale dhe ka zbuluar se te gjitha eksponatet jane pikturuar me shprehjen e njejte artistike, prej materialit dhe ngjyrerave te njejta. E natyrshme eshte qe kritiku, ne kete rast, te mendoje se te gjitha pikturat jane prej penelit (furces) te artistit te njejte dhe se kjo eshte veper e nje Pikaso, Shagali ose
Modilani. Uniteti i te krijuares tregon edhe ne unitetin e Krijuesit, por kjo njekohesishte nuk do te thote se krijesat jane po ashtu edhe autori i tyre, perkatesisht se krijimet e artistit (pikturat e tij) jane cka edhe vete piktori. Prandaj,teoria indiane mbi “unitetin e botes” eshte mashtrimi, paragjykimi me i thjeshte mistik, i cili shkencerisht nuk mund te jete i konfirmuar as mendja e shendoshe nukl mund ta pranoje. Mirepo, shikimi studioz shkencor mbi manifestimet e krijimit dhe te krijuares, na drejton ne lidhshmerine dhe unifikimin e te gjitha krijesave. Forma, stili i tyre i njejte, ligjesite e njejta te tyre, uniteti i lendes se pare (materies) te tyre prej se ciles jane te ndertuara, te gjitha keto deshmojne se ketu ka te beje me nje Krijues, se nuk ka shok, kompanjon, sepse, perndryshe, edhe stili i krijimit do te ishte i ndryshem.
Veshtrimet e ketilla na udhezojne ne ate se ky Krijues eshte intelekti universal , se Ai ua jep inspirimin krijesave te veta dhe i drejton ne rrugen e tyre zhvillimore, dhe se Ai i furnizon me mjetet per te ekzistuar ne kete bote. Ai eshte i cili i dhuron krahe fares se drurit shkretinor ne menyre qe te fluturojne shkretetiren e shkrete e te arrije ne oaza ku do te gjeje kushte te pershtatshme per shumezimin e vet. Ai eshte i cili e krijoi vezen e mushkojes me dy cipa ne menyre qe te notoje mbi uje dhe te mos fundoset. Dhe, po mos te ishte Ai, mushkaja nuk do te mund ta dinte ligjin e Arkimedit dhe t’ia vendose mbeshtjellesin dystrajcor vezes se vet.
Pra, All-llahu eshte ajo Arsyeja e Gjithdijshme dhe Gjithperfshirese, ai intelekti Universal, i cili seciles krijese ia jep kushtet e jetes, Krijues i cili eshte mbi krijesat e veta, di cka ato nuk dine, mundet cka ato nuk munden, sheh cka ato nuk shohin. Ai eshte Nje, i Vetmi, i Gjithfuqishmi, i Gjithdijshmi, Gjithdegjuesi, Gjithinkuadruesi, Githpamesi, Gjithlajmetari. Ai eshte i cili jep atribute, ndersa Ai eshte i paatribuar.
E panderprere dhe e vazhdueshme eshte lidhja ndermjet ketij Krijuesi dhe krijesave te Tij; Ai u eshte me i afert sesa gjaku i tyre personal i cili neper ta qarkullon. Ai e ka krijuar dhe harmonizuar kete kenge shume te bukur kozmike. Ai eshte i Drejti i cili i ka krijuar ligjesite kozmike dhe deri ne detaje i ka bere te sakta e te pagabueshme.
Ja, kete pasqyre te plote, me vone, mbi All-llahun ma dha shkenca.
Cdo gje qe ekziston ne gjithesi, ka ndodhur. Ne kete na udhezon leksikoni shkencor i cili kete na e shpjegon ne te ashtuquajturin ligjin e dyte te dinamikes termike.
Me fjale tjera, ky ligj e perkufizon ngrohtesine dhe ndryshimet e saj prej te ngrohtes ne te ftohte, prej ngrohtesise se larte ne te ulten deri sa dy nivelet nuk barazohen dhe pushon ndryshimi termik.
Ne baze te ketij ligji shkencor nxjerrim perfundim logjik: nese kohen nuk e kufizojme dhe nese gjithesia do te ishte permanente pa fillim, alternativiteti i ngrohtesise dhe ftohtesise kahere do te merrte fund, e me kete edhe te gjitha format e jetes. Te gjithe trupat qiellore do te ngriheshin dhe me kete cdo mundesi e jetes do te merrte fund.
Pikerishte ketu, pra, na qendron deshmia mbi te zenet fill (krijuershmerine) e gjithesise, respektivisht e tere asaj qe ekziston.
Nga ana tjeter, zhdukjet alternative nga faqja e Tokes deshmitare te se ciles jemi: zhdukja e kultures, vdekja e individeve, zhdukja e trupave qiellore, bimeve dhe shtazeve, kalueshmeria kohore, ajo rruge e domosdoshme e cdo gjese qe ekziston deshmon se gjithesia do te perfundoje ne shkaterrimin e madh, ne ringjalljen e madhe.
Shkenca e vertete, jotendencioze kurre nuk ka qene ne kundershtim me fene. Perkundrazi, e ka permbajtur dhe e ka argumentuar. Gabimi eshte ne kete se dituria siperfaqesore, gjysme shkenca e shpie arsyen e shendoshe ne dyshim dhe josiguri. Posacerisht kjo manifestohet kur ka te beje me arsyen e cila eshte vetemohuese dhe krenare dhe kur zhvillohet diskutimi ne kohen kur arsyeja kundrohet si qellim dhe synim i cdo gjeje.
E kjo eshte pikerisht epoka e sotme, koha ne te cilen kultura materiale i ka bere hije cdo gjeje tjeter, koha ne te cilen njeriu eshte i rrethuar me avione, satelite, dhe anije kozmike, dhe tere kjo me ze te larte bertet: “Une jam materia, une jam cdo gje!”