Zuckerberg shet aksione të Facebook për bamirësi, me një shifër marramendëse

Mark Zuckerberg ka mbajtur një premtim të dhënë nga ai dhe gruaja e tij vitin e kaluar.

Ai ka shitur disa nga aksionet e Facebook me vlerë 95 milionë dollarë vetëm për bamirësi.

“Pas tatimit të taksave shitjet kishin një vlerë neto prej 85 bilionë“, thuhet sipas një raporti mbi vlerësimin e kësaj pasurie.

Çifti ka planifikuar të dhurojë çdo vit aksione me vlerë jo më shumë se 1 miliardë dollarë deri në 2018.

Ndërkohë që vitin e kaluar, Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan dhuruan rreth 45 miliardë për promovimin e barazisë tek fëmijët dhe zhvillimin e potencialit të tyre.

Artikulli paraprakKapet mashtruesja 25 vjeçare, ishte e dënuar me 7 vjet burg
Artikulli vijuesArabi Saudite prezanton rrathë dore hi-tech për haxhinjë