Zvicër, humb jetën kosovari 24-vjeçar

Në një aksident të rëndë që ka ndodhur në Full-Reuenthal (kantoni Aargau në Zvicër), ka humbur jetën kosovari 24-vjeçar.
Nga shkaqe ende të panjohura, ai me makinën e tij VW Golf ka devijuar nga rruga dhe është përplasur në një pemë.
 
Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan 20min.ch, transmeton albinfo.ch.
 
Aksidenti me fatalitet ka ndodhur të shtunën rreth orës 15:20.
 
Siç bën të ditur Policia Kantonale e Aargaut, kosovari ishte duke shkuar në drejtim të Leibstadtit, kur makina kishte rrëshqitur jashtë rrugës dhe kishte goditur drurin.
 
Një person i tretë kishte njoftuar Policinë, por kur ajo kishte ardhur e kishte gjetur të riun pa shenja jete.
 
Rruga Rheintalstrasse ka qenë e bllokuar për trafik deri në orën 22:15.
 
Prokuroria shtetërore Brugg ka nisur hetimet lidhur me rrjedhën e aksidentit, ndërsa Policia është në kërkim të dëshmitarëve.
Artikulli paraprakArmiku i madh i Kosovës: Kanceri
Artikulli vijuesVlorë, arrestohen 2 shtetas për dhunë në familje