Zvicra në alarm, dyshohet se sulmuesit e ngjarjeve të Paris ndodhen në Gjenevë

Autoritetet zviceranë janë vënë në alarm, pasi dyshohet se personat që shkaktuan sulmet në Paris ndodhen në këtë shtet.

Një dyshim i vogël ka ngritur në këmbë policinë dhe vendi është përfshirë nga frika e një sulmi terrorist. Autoritetet zvicerane u informuar se katër burra të përfshirë në mizorinë që la 130 të vdekur kanë qenë në qytet.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se ka një prani të shtuar të policisë së armatosur në selinë e Kombeve të Bashkuara.

“Në kuadër të hetimeve të kryera në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, pas sulmeve në Paris, policia e Gjenevës dhe e partnerëve të saj janë në kërkim të njerëzve që dyshohen si terroristë, të cilët janë vërtetuar nga Konfederata Zvicerane”, thuhet në një deklaratë të departamenti të sigurisë së Gjenevës.

Artikulli paraprak“Bomba” tjetër nga Donald Trump: Nëse republikanët nuk më respektojnë, kadidoj si i pavarur
Artikulli vijuesMuhammad Ali i kundërpërgjigjet Trumpit për muslimanët