Zyrtari korrektues pajis të burgosurit me armë të ftohta

Prokuroria Komunale në Pejë ka ngritur propozim akuzë, kundër Fatmir Kahrimanit, zyrtar korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Shtetit, ai akuzohet për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Personi në fjalë, thuhet se ka pajisur katër të burgosur me telefona celularë, sim kartela dhe dy armë të ftohta të mprehta metalike, të cilat pas bastisjes nga ana e zyrtarëve mbikëqyrës, janë gjetur tek të burgosurit në fjalë, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakBB: Janë shtuar të varfërit
Artikulli vijuesSHBA: Japin dorëheqjen kreu i sigurisë diplomatike dhe dy zyrtarë të lartë