Mungesa e ujit, problem alarmues per boten

Shkencëtarët thonë se bota është duke përjetuar mungesë të ujit të pastër, dhe kjo vetëm sa do të keqësohet për shkak të shtimit të popullsisë dhe ndryshimeve klimatike.

Sipas te dhenave te fundit nga ekspertet e ujit, mungesa e tij eshte duke ndikuar tek njerëzit në mbarë botën dhe mund te shihet pothuajse ne cdo cep te saj.
Me mungese uji po perballen edhe SHBA-te, ndersa mungesa me theksuar eshte ne Kaliforni.

“Më shumë se gjysma e popullsisë së botës jeton në zona me pakicë të ujit dhe sipas Kombeve të Bashkuara numri do të rritet me dy të tretat deri në vitin 2025, më pak se 10 vjet më pas.” thotë eksperti i ujerave Jerry Shubel.

Sasia e ujit në tokë nuk ka ndryshuar për miliarda vjet. Por raporti mes ujit të pijshëm dhe atij të kripur ka ndryshuar, thotë Jerry Schubel, duke shtuar se ka edhe faktorë të tjerë që janë duke krijuar mungesë të ujit të pijshëm, nder ta shtimi i popullsise dhe ndryshimet klimatike.

Artikulli paraprakVIDEO – Për ata komplexasha ndaj Fesë islame
Artikulli vijuesQeni e gjen beben e sapolindur dhe e dërgon tek një shtëpi