Si po e përjeton rinia muslimane "umetin" në epokën digjitale?

0
454

Të gjithë jemi dëshmitar të këtyre ditëve se si mediat sociale janë mbushur nga pamjet e adhurimeve që po bëhen në Meke gjatë periudhës së haxhit.

Por edhe vërejmë shumë postime nga adhurimi i haxhit, adhurim i veçantë që fshin dallimet mes njerëzve në aspektin etnik, nacional, ekonomik, gjuhësor, kulturor e të cilët janë të mbledhur në një vend të vetëm si një trup. Gjatë gjithë historisë ka qenë një përjetim i lartë shpirtëror, pasi besimtarët musliman nga e gjithë bota kthen ka Meka, konkretisht nga Kabeja për të falur namazin, ndërsa gjatë Haxhit janë në afërsi të saj. Milion njerëz, miliona lutje, miliona sakrifica bëhen gjatë këtyre ditëve të shenjta të haxhit.

 
Përmes mediave sociale sot koncepti i “umetit” është bërë më i parë për besimtarët musliman të rinj, ka bërë që të tejkalohen aspektet gjeografike, familjes dhe tjera kufij tradicional të lidhin besimtarët musliman nga çdo kënd të botës, ku ata dëgjojnë për çdo lajm për muslimanët nga kënde të ndryshme të botës, duke shkëmbyer ide se çfarë i bie të jesh musliman duke shpërndarë vlera dhe duke ndërtuar komunitete me qëllime të caktuara.
Roli i internetit në këtë segment të ri ka dëshmuar se feja dhe moderniteti shkojnë dorë më dorë dhe kjo ka qenë shumë e mirë për gratë. Ata mund të bëjnë pyetje, ata mund edhe të solidarizohen edhe me të drejtat e grave Muslimane në gjithë botën.
Liberalizimi i mësimeve fetare përmes mediave sociale ka bërë që të rinjtë Musliman të lidhen me dijetarët dhe hoxhallarët, që nuk ishte e mundur më parë. Sot ka shumë kurse online ku mësohen rregullat e fesë, hoxhallarët përditësojnë gjëra përmes mediave sociale, që bënë të gjithë të rinjtë të mund të kenë qasje.
Sa ligjërata fetare është shpërndarë qindra herë, e sa herë statuset e tyre janë bërë përkujtime të rëndësishme?

Megjithëse përmes mediave sociale mund të ketë edhe informacione që “trullosin” mendjen e të rinjve musliman, mirëpo shumica e informacioneve nuk është e tillë. Muslimanët kanë gjetur hapësirë të mirë që është e fuqishme për ndryshime të mirëfillta globale. Shpeshherë janë ngritur kauza për të luftuar stereotipat, të shprehin mendimet e tyre dhe këto i përdorin për të ngritur devotshmërinë e tyre sikurse rasti i haxhit që është një manifestim.

Pamjet e haxhit po tregon edhe njëherë bukurinë e Islamit dhe divieristetin shembullor të muslimanëve në botë dhe kjo po rritet në këtë kohë të zhvillimit teknologjik./KohaIslame