Grupi Podesta, një kompani lobuese e kontraktuar nga qeveria Thaçi në 2012, është lidhur me kompani të implikuara në Panama Papers.
Grupi Podesta, një kompani lobuese që është kontraktuar nga Qeveria e Kosovës në 2012, është implikuar në Panama Papers të publikuara nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP) dhe Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ).
Grupi Podesta, një nga kompanitë lobuese më të mëdha në Washington D.C. udhëhiqet nga Tony Podesta, vëllai i John Podesta, menaxheri i fushatës së Hillary Clinton dhe ish-shefi i stafit i Bill Clinton.
Më 30 mars 2012, Prishtina Insight kishte raportuar që qeveria e Hashim Thaçit kishte nënshkruar një kontratë me Grupin Podesta me një vlerë prej 50,000 dollarësh në muaj.
Sipas marrëveshjes, Grupi Podesta supozohej të, “hulumtonte dhe analizonte problemet shqetësuese të Kosovës”.
Grupi Podesta supozohej të ofronte këshillim për Ministrinë për Zhvillim Ekonomik e udhëhequr nga Besim Beqaj.
Sipas Washington Free Beacon, Grupi Podesta ka ofruar shërbimet e saj Russian Sberbank dhe anëtarit të saj Troika Dialogue, një kompani e bazuar në Ishujt Cayman. Beacon raporton që Tony Podesta ishte menaxheri i Sberbank.
Sipas Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Troika Dialog është direkt e lidhur me rrjetin që ka derdhur para te Presidenti rus, Vladimir Putin.
Sipas dokumenteve të publikuara nga kompania ligjore me bazë në Panama, Mossack Fonsecka, Troika Dialog është e lidhur me kumbarën e vajzës së presidentit rus, Sergei Roldugin.
Hashim Thaçi, ish-kryeministri dhe presidenti i tanishëm i Kosovës, u takua me John Podestën në prill 2012 në një takim jozyrtar me ish-sekretaren e Shtetit Madeleine Albright.
Në atë kohë, kompania e Albright, Albright Capital Management u interesua të blejë 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), që tashmë ka aksione të IPKO, një tjetër operator në vend, duke ngritur dyshime për monopol siç ka raportuar Prishtina Insight në gusht 2012.
Panama Papers janë dokumente të marra nga një ofrues shërbimesh offshore me bazë në Panama të quajtur Mossack Fonseca.
Dokumentet u pranuan nga një gazetë gjermane Süddeutsche Zeitung dhe u publikuan nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) bashkë me Projektin për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
You Might also Like
Lëvizja BESA: Nëse keni kërcnime nga VMRO-ja ne ju garantojmë siguri të plotë
Ahmeti dhe Thaçi le të dalin para shqiptarëve dhe të tregojnë se me çfarë rreziku…
By
Redaksia
1 Min Read
Të rinjtë nga 56 vende me shumicë muslimane dënojnë puçin e dështuar ushtarak në Turqi
Forumi i të Rinjve për Dialog dhe Bashkëpunim i Konferencës Islamike (ICYF-DC), në kampingun e…
By
Redaksia
2 Min Read
Mentor Shala shfuqizon konkursin për kryeredaktorë
Drejtori i përgjithshëm i RTK’së, Mentor Shala ka shfuqizuar konkursin për kryeredaktorë, me kërkesë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Shqipëria bllokon prodhimet kosovare
Prodhuesit kosovarë edhe më tutje nuk po mund t’i thyejnë barrierat kufitare të vendosura nga…
By
Redaksia
12 Min Read
Qeveria gjermane e shqetësuar për zhvillimet në veri
Qeveria e Gjermanisë është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës,…
By
Redaksia
0 Min Read
Kinë,vendi i shokuar nga vrasësi serial
Një person është mbajtur në burgim në jug-perëndim të Kinës nga policia, që po heton…
By
Redaksia
2 Min Read
