Suedi, për zjarrvënie në xhami dënohet me tre vite burg

Një tridhjet vjeçar është dënuar me tre vite burg për shkak të vënies së zjarrit në një xhami në qytetin suedez Boras, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri është vënë para tre muajve, ndërsa Gjykata në Boras sot shpalli edhe aktvendimin për këtë ngjarje.

Theksohet se 30 vjeçari me plan ka vënë zjarrin në xhaminë qendrore në Boras. Këtë e bëri për të shkatërruar këtë objekt fetar.

Sipas informacioneve të televizionit suedez SVT, sulmuesi është kapur pasi u konfirmua identiteti i tij në bazë të xhirimit nga kamerat vëzhguese.

Ky 30 vjeçar ka thyer xhamin e xhamisë, derdhi benzinë dhe e dogji.

Artikulli paraprakZyrtari gjerman: Duhet ndaluar financimin e punës së xhamive nga jashtë
Artikulli vijuesÇfarë i vrau realisht dinosaurët?