Zyrtari gjerman: Duhet ndaluar financimin e punës së xhamive nga jashtë

Zyrtari i lartë i njërës nga pratitë në pushtet në Gjermani kërkoi sot vendosjen e ligjit me të cilin do të ndalohej financimi i punës së xhamisë nga jashtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Andreas Scheuer, sekretari i përgjithshëm i Unionit Social Kristian (SCU), në intervistë për gazetën gjermane “Die Welt” deklaroi se “islami politik” dëmton përpjekjet për integrimin e të huajve në Gjermani.

Ai tha se Gjermania duhet të nxjerr “ligj islam”, duke pohuar se financimi i xhamisë dhe kopshteve islame nga vendet e jashtme duhet të ndalet, si dhe “të gjithë imamët doemos duhet trajnohen në Gjermani dhe të ndajnë vlerat tona fundamentale”.

“Gjuha gjermane doemos duhet të flitet nëpër xhamitë, ndërsa Evropa doemos duhet të kultivojë islamin e vet”, deklaroi zyrtari gjerman.

Artikulli paraprakNë Grenchen të Zvicrës fillon ndërtimi i xhamisë “problematike” shqiptare
Artikulli vijuesSuedi, për zjarrvënie në xhami dënohet me tre vite burg