10.000 trupa amerikane mbesin në Afganistan

0
191

Presidenti amerikan Barack Obama ka vizituar ushtarët amerikan në bazën ushtarake në Hawai në të cilin ka paralajmëruar tërheqjen e shpejtë të trupave amerikane nga Afganistani. Të përkujtojmë se trupat amerikane do të duhej të tërhiqen nga Afganistani gjer më 1.1.2015, por tërheqja do të jetë e pjesshme pasi që pushteti i ri afganistanez ka nënshkruar me SHBA-në ”paktin e sigurisë” me të cilin i lejohen mbetja e numrit të caktuar të ushtarëve amerikan në Afganistan.

Informatat flasin se në muajt e parë të vitit të ri 2015 në Afganistan do të jenë mbi 10.000 ushtarë amerikan. Të përkujtojmë se ish kryetari afgan Hamid Karzai ashpër ka kundërshtuar mbetjen e trupave të caktuara amerikane duke thënë se ata nuk do të kontribuojnë as paçes e as sigurisë së vendit. Por, kryetari i ri afgan Ashraf Ghani pa problem ka pranuar kushtet amerikane dhe është nënshkruar pakti i cili SHBA-ve i lejon mbajtjen e disa mijëra trupash amerikan në Afganistan. Fjala është për dokumentin kontraverz me të cilin jo që ushtria amerikane nuk do të tërhiqet nga Afganistani edhe për një kohë të caktuar, por do të jenë të lirë nga çdo ndjekje penale. Me fjalë tjera, çdo krim i kryer ndaj civilëve afgan do të kalojë pa përgjegjësi ndëshkimi të fajtorëve përgjegjës.

Kryetari Ghani me këtë veç në fillim të mandatit të tij ka cek qartë se nuk e vlerëson sovranitetin e vendit të vet dhe se do të qeveris ngjashëm sikurse paraardhësi i vet. Po, është e vërtet se Karzai” rebelua”kundër “okupimit” amerikan, por këtë e ka bërë tek në fund të mandatit të tij për shkak të qëllimeve populliste pasi që llogarit në angazhmanin e tij politik të mëtutjeshëm.

Lufta amerikane në Afganistan, është lufta më e gjatë amerikane në historinë e re, por Obama edhe në situatën e pavolitshme ka deklarata të theksuara, dhe se ka porositur:” Për shkak të shërbimit të shquar të burrave dhe grave në forcat ushtarake amerikane, Afganistani sot ka gjasa që prapë të ndërtojë vendin e vet”. Çfarë janë gjasa reale të Afganistanit për ndërtimin funksional të vendit,vështirë është të shihet, duke pas parasysh se një pjesë e caktuar e territorit akoma është nën kontrollin e militantëve taliban, dhe se ardhmëria e këtij vendi nuk duket e ndritshme.

Nga tërheqja e plotë e ushtrisë amerikane nga Afganistani nuk do të ketë kurrgjë dhe se shtrohet pyetja se a planifikon SHBA-të ndonjëherë të tërhiqet tërësisht nga Afganistani, apo kjo do të jetë” okupimi i intensitetit të vogël” i cili me kohë do të shndërrohet në dukuri permanente.