Fshati sirian Madaya që po shuhet nga uria, bllokohet karvani me ushqime dhe ilaçe

Një karvan me ndihma të OKB-së, ushqime dhe ilaçe për fshatin sirian Madaya që po vdes nga uria, është bllokuar minutën e fundit.

Programi Botëror i Ushqimit kishte shpresë të çonte sa më parë një dërgesë të parë me ushqime dhe ilaçe në fshatin Madaya, ku 40 mijë njerëz po vdesin, një qytet i mbajtur nga rebelët pranë kufirit libanez e megjithatë, karvani me ndihma u shty edhe për një ditë dhe pritet të mbërrijë të hënën.

Njerëzit atje, të uritur për vdekje, janë detyruar të hanë deri dhe kafshët shtëpiake dhe bar  e gjethe për të mbijetuar.

Nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar vonesën,   por gazetari Jim Murir i BBC në Beirut tha se negociatat në frontin e betejës janë gjithmonë një gjë e ndërlikuar. Ato përfshijnë si rangjet e larta politike në të dy anët e konfliktit, por edhe ata që luftojnë në terren.

Një operacion i ngjashëm është duke u kryer edhe për dy fshatra të tjerë, Kefraya and Foah.

Artikulli paraprakMjeku rus vret me grusht një pacient, pamjet tronditëse bëjnë xhiron në internet
Artikulli vijuesKëlni përfshihet nga protestat kundër emigrantëve