10 dobitë e uljes së shikimit nga harami

Prej dobive të uljes së shikimit nga harami

Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) ka përmbledhur disa prej dobive të cilat përftohen si pasojë e uljes së shikimit. Në vijim po i përmendim disa prej tyre me pak ndryshime nga ana jonë. Ai (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
Prej dobive që përftohen si pasojë e uljes së shikimit përmendim:
1. Mbrojtja e zemrës nga dhimbja e cila shkaktohet si pasojë e të dëshiruarit atë që nuk mund ta ketë. Ai i cili nuk e shmang shikimin prej harameve ia ka hapur derën dëshpërimit, e nuk ka gjë më të dëmshme për zemrën sesa përcjellja e shikimit.
2. Ulja e shikimit në zemër ngjall dritë dhe shkëlqim, sa që shenjat e asaj drite shfaqen qartë në sytë, fytyrën dhe gjymtyrët e personit, ndërsa në të kundërt; përcjellja e shikimit shkakton errësirë dhe neveritje, gjë e cila pasqyrohet edhe në fytyrë.
3. Ajo ia mundëson njeriut të jetë i saktë në gjykimin e tij dhe i suksesshëm në vendimet që merr, pasi ky sukses është fryt i dritës të cilën Allahu e vendos në zemrën e robit.
4. Ajo ia hap njeriut rrugët e dijes dhe ia lehtëson përvetësimin e saj.
5. Ajo ngjall në zemër vendosmëri dhe guxim, duke i mundësuar njeriut kthjelltësi dhe vetëkontroll.
6. Kënaqësia, lumturia dhe hareja e cila përftohet si pasojë e uljes së shikimit (duke patur për qëllim shpërblimin) është shumë më e madhe sesa kënaqësia e cila mund të arrihet si pasojë e përcjelljes së shikimit.
7. Ajo e shpëton zemrën prej robërisë së epshit.
8. Ajo ia mbyll njeriut një derë prej dyerve të xhehenemit.
9. Ulja e shikimit e përforcon fuqinë e të menduarit dhe të logjikuarit, ndërsa përcjellja e shikimit nuk lind veçse si pasojë e marrëzisë mendjelehtësisë, dhe moskokëçarjes në lidhje me rezultatet dhe pasojat e hidhura.
10. Ulja e shikimit e shpëton zemrën prej trallisjes së epshit duke ia larguar gjumin e shpërkujdesjes.

Artikulli paraprakNjë fjalë për të cilën të gjithë kemi nevojë
Artikulli vijues3 shenjat që tregon se po të afrohet vdekja