Një fjalë për të cilën të gjithë kemi nevojë

Përmend imam Kurtubi në tefsirin e tij – një fjalë për të cilën të gjithë kemi nevojë – nga Ebu Zejd el Nehauij – dëgjoje me zemrën tënde këtë fjalë, Allahu më dhëntë sukses mua dhe ty – thotë:
“Mendoja se kush pendohet, Allahu ja pranon pendimin dhe se kush është i kënaqur me Allahun, Allahu është i kënaqur me të dhe se kush e do Allahun, Allahu e do atë, derisa lexova Kuranin.
Kur e lexova Kuranin mu bë i qartë gabimi im. Kur lexova fjalën e Allahut: “Allahu u kënaq prej tyre dhe ata u kënaqën prej Tij”, mësova se kënaqësia e Allahut ndaj robit, e paraprin kënaqësinë e robit ndaj Allahut. Pastaj kur lexova fjalën e Allahut: “Pastaj Allahu ua bëri të lehtë atyre pendimin që ata të pendoheshin”, mësova se pendimi i Allahut ndaj robit (në kuptimin që i jep sukses për tu penduar) e paraprin pendimin e robit tek Allahu.
Dhe kur lexova fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: “Ai i do ata dhe ata e duan Atë”, mësova se dashuria e Allahut për robin e paraprin dashurinë e robit për Allahun.
Prandaj mos thuaj: Kush pendohet, Allahu ja pranon atij pendimin. Por thuaj: Allahu ja bën të lehtë robit dhe i jep sukses të pendohet (pastaj ja pranon atij pendimin). I Lartmadhëruar është Ai!

Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë!

Artikulli paraprakKëshilla të arta nga dijetarët
Artikulli vijues10 dobitë e uljes së shikimit nga harami