Ne filmin“Mbreteresha”, film mbi Elizabeten II, shfaqej menyra luksoze e jeteses se mbretereshes dhe keshtjellat e sherbetoret e panumert. Nje bollek per te patur zili, por qe ka konkurrente. Kjo per arsye se Elizabeta II vjen e 11-ta ne listen e familjeve mbreterore me te pasura te botes nga revista “Forbes”. Sidoqofte mbreteresha Elizabeta II mund te ngushellohet me faktin se eshte sundimtarja femer me e pasur e botes dhe nje nder dy femrat qe jane pjese e listes. Ne vend te pare qendron sulltani i Bruneit me 22 miliarde dollare, nje pasuri kjo, 36 here me e madhe se e mbretereshes se Anglise. Sulltani, i cili e ka trasheguar pasurine nga dinastia 600-vjeçare ka festuar se fundmi 40-vjetorin si sundimtar i vendit te pasur ne nafte. I vetmi monark aziatik qe eshte bere pjese e listes eshte sundimtari me jetegjate ne pushtet, mbreti Bhumibol Adulyadej i Tailandes me pasuri 5 miliarde dollare. Me shume se nje e treta e sundimtareve te listes, sundojne ne territore te pasura me nafte ne Lindjen e Mesme duke perfshire Emirin e Katarit, i cili ka themeluar televizionin e njohur “Al Jazeera”, mbretin e Arabise Saudite, i cili po nderton nje qytet me vlere 26 miliarde dollare ne nder te tij dhe sundimtarin e Dubait, qeveria e te cilit ka blere aksione te bankes “Deutsche Bank”. Me i pasuri i rajonit eshte sheiku Khalifa Bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen i dyti ne liste dhe sundon ne emiratin e vogel Abu Dhabi, qe perben dhe nje te dhjeten e rezervave te naftes ne bote. I vetmi beqar i listes eshte princi Albert II i Monakos. I njohur si “playboy”, ai ka trasheguar principaten qe ka pothuajse madhesine e “Central Park” te Nju Jorkut, pas vdekjes te te atit ne vitin 2005. Pasuria e princit Albert II ka qene ne familje prej 700 vitesh. Por kjo s’eshte diçka e pazakonshme per keto lloj dinastish. Princi Hans-Adam II i Lihtenshtainit per shembull, ka nje pasuri prej 4.5 miliarde dollaresh e cila shtrihet ne 900 vite dhe perfshin nje koleksion arti 400-vjeçar, i perbere nga 1600 piktura. Pasuria e perbashket e listes se 15 sundimtareve eshte 95 miliarde dollare. Sidoqofte, duhet pasur parasysh se pasuria e sundimtareve ndahet shpesh here ne familje te medha dhe shpeshhere perfaqeson para qe ato i kontrollojne per llogari te vendit qe drejtojne. Pikerisht kjo eshte arsyeja pse ata nuk mundte kualifikohen ne listen e miliardereve te botes te revistes “Forbes”, pavaresisht te shumes qe ata zoterojne.
1. Sulltan Haji Hassanal Bolkiah
Vendi: Brunei Pasuria:
22 miliarde dollare
Mosha: 61 vjeç U be sulltani i 29-te i Bruneit para 40 vitesh duke trasheguar pasurite e nje dinastie 600-vjeçare. Aktualisht eshte kryeminister i vendit te pasur me nafte dhe eshte koleksionist guresh te çmuar.
2. Sheiku Khalifa Bin Zayed Al Nahyan
Vendi: Emiratet e Bashkuara Arabe
Pasuria: 21 miliarde dollare
Mosha: 59 vjeç Udheheqes trashegimtar i emiratit Abu Dhabi, vendi qe perben nje te dhjeten e rezervave te naftes ne bote. Ai po perpiqet te rikrijoje emiratin si “qender kulturore” te Lindjes se Mesme.
3. Mbreti Abdullah Bin Abdulaziz
Vendi: Arabia Saudite
Pasuria: 19 miliarde dollare
Mosha: 83 vjeç Mbret qe prej gushtit te vitit 2005. Menjehere pas marrjes se fronit filloi ndertimin e nje qyteti me vlere 26 miliarde dollare ne nder te tij. Ai rrit kuaj arabe. Ka krijuar dy librari ne Arabine Saudite dhe Marok.
4. Sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktoum
Vendi: Dubai Pasuria: 16 miliarde dollare
Mosha: 57 vjeç Drejtor ekzekutiv i “Dubai Inc” ai e ndan pasurine me dy vellezerit e tij. Ka blere nje pjese te madhe aksionesh ne banken “Deutsche Bank”. Ka bere publike planet per te dhuruar 10 miliarde dollare per fondacionin e arsimimit te Lindjes se Mesme.
5. Mbreti Bhumibol Adulyadej
Vendi: Tailande
Pasuria: 5 miliarde dollare
Mosha: 79 vjeç Monarku qe ka mbreteruar me gjate ne bote ka lindur ne SHBA dhe eshte arsimuar ne Zvicer. Pasuria e familjes perfshin investime, prona te paluajtshme. Ai shquhet si ambientalist dhe perdor per makinen vaj palme.
6. Princi Hans-Adam II von und zu Liechtenstein
Vendi: Lihtenshtain
Pasuria: 4.5 miliarde dollare
Mosha: 62 vjeçAi drejton vendin qe ka emrin e tij. Familja, pasuria e se ciles daton 900 vite me pare, ka koleksionuar vepra arti per kater shekuj. Familja ka ne pronesi 33 piktura te Rubens, numri me i madh i nje koleksioni privat.
7. Mbreti Mohammed IV
Vendi: Marok
Pasuria: 2 miliarde dollare
Mosha: 44 vjeç I mbiquajtur “mbreti i te varferve” per perpjekjet qe ka bere per lehtesimin e varferise dhe permiresimin e te drejtave te njeriut. Buxheti i pallatit sidoqofte i kalon 960 mije dollare ne dite, pjesa me e madhe e shpenzuar per veshje dhe riparim makinash.
8. Princi Albert II
Vendi: Monako
Pasuria: 1.2 miliarde dollare
Mosha: 49 vjeç Nje beqar i perjetshem, ai ka trasheguar principaten e vogel pas vdekjes te te atit ne vitin 2005, si dhe p
asurine e perbere nga prona te paluajtshme, koleksione arti dhe aksione ne kazinote e Monte Karlos.
9. Sheiku Hamad Bin Khalifa Al Thani
Vendi: Katar Pasuria: 1 miliard dollare
Mosha: 55 vjeç Pasi rrezoi te atin ne nje grusht shteti jo te pergjakshem ne vitin 1995 u be emiri i Katarit. Ai eshte shume i pasionuar pas sporteve dhe ka krijuar traditen e lojerave “Asian Games” ne shtetin e vogel. Ka themeluar televizionin “Al Jazeera”.
10. Princi Karim Al Husseini
Pasuria: 1 miliard dollare
Mosha: 70 vjeç Ka festuar 50-vjetorin si lider i 15 milione myslimaneve kete vit. Ai eshte nje biznesmen qe drejton konglomerate nga Franca e deri ne Zvicer, si dhe ka ferma te medha kuajsh. Aktualisht po divorcohet me gruan e dyte.
Mbreteresha Elizabeta II nga Mreteria e Bashkuar vie e pas këtyre me 600 milione dollare Ajo ka nje koleksion me vlere pullash dhe eshte pronare e pronave te shumta ne Angli dhe Skoci./GF