Këshilla e Imam Ahmed ibën Hanbelit Allahu e mëshiroftë djalit të tij në ditën e martesës
O biri im
Ti nuk do e arrish lumturin në shtëpinë tënde derisa t’i ofrosh gruas tënde dhjetë cilësi, mësojë nga unë dhe kujdesu për to:
E para dhe e dyta: Gratë duan të shohin argumente dhe fjalë të qarta për dashurin ndaj tyre, mos u bë koprrac ndaj gruas tënde me fjalë, e nëse bëhesh koprrac atëherë ke vë perde të dashurisë dhe ngrohtësisë mes teje dhe saj.
E treta: Grat e urrejnë njeriun e vrazhdë, e shfrytëzojnë njeriun e dobët dhe të butë, andaj çdo cilësi shfaqe në vend të përshtatshëm, ngase kështu fiton dashuri dhe ofron qetësi.
E katërta: Grat prej burrit duan at që burri donë prej gruas, fjalë të bukura, shikim të mirë, pastërti në tesha dhe trup, andaj në çdo sferë bëhu i tillë.
E pesta: Shtëpia është mbretëria e gruas dhe pallat i saj, në të cilën ajo e ndien vetën si zonjë dhe përgjegjëse për të, kujdes mos të prishesh këtë pallat që ajo jeton, kujdes ta largosh atë nga froni i saj, nëse e bënë këtë atëherë ke lëkundur pallatin e saj, e nuk ka armiqësi më të madhe për mbretëreshën sesa lëkundja e pallatit të saj edhe nëse kjo paraqitet ndryshe.
E gjashta: Gruaja donë ta përfitojë burrin e vet duke mos e humbur familjen e saj, andaj kujdes ta vësh vetën tënde në të njëjtën peshore me familjen e saj, ta bësh që ose me ty ose me familjen e saj, edhe nëse ajo në këtë rast të zgjedh ty, dije se ajo do jetojë një jetë të rëndë, dhe do jetë barrë në ndërgjegjen tënde për gjithë jetën.
E shtata: Gruaja është e krijuar nga briri i kraharorit të lakuar, dhe urtësia është të afruarit e saj dhe kjo nuk është turp, andaj gabimin e saj mos e zmadho që të bëhet shkaktar e të thyhet briri e që thyerja e tij është shkurorëzimi, por mos e lenë pa këshilluar nëse ka gabuar në mënyrë që mos të lakohet i tëri e pastaj të jetë vështir drejtimi i saj, qëndro çdo herë mes dy rasteve.
E teta: Gratë janë të njohura për nënvlerësim për të mirat e burrit që ia bënë, nëse i bënë të mira njërës prej tyre gjithë kohën dhe një herë i ke bërë keq të thotë: Nuk kam parë prej teje asnjë të mirë, mos të bëhet shkak ky moral dhe edukatë e të urresh e të largohesh prej saj, ngase nëse urren këtë cilësi dhe moral të saj, ti pëlqen diçka tjetër prej tek ajo.
E nënta: Gruaja gjatë jetës kalon në kohëra të ndryshe dhe të vështira. Dobësim të trupit dhe lodhje shpirtërore, saqë edhe Allahu i madhëruar e ka liruar nga shumë obligime, si mos faljen dhe përsëritjen e namazin, mos agjërimin e ramazanit por përsëritjen e tij, kur të përmirësohet gjendja e saj, andaj bëhu i kujdesshëm me të në këtë gjendje ashtu siç Allahu ia lehtësoj obligimet asaj lehtësoja edhe ti kërkesat tua.
E dhjeta: Dije se gruaja është robëreshë tek ti, mëshiroje robërinë e saj, tejkalo dobësitë e saj që të jetë kënaqësi për ty, dhe shok më i mirë i jetës tënde