Cilët janë njerëzit me të suksesshëm në jetë

A e dini se njerëzit më të suksesshëm në jetën dhe punën e tyre janë ata që kanë sjelljet më të mira?

Studime të shumta janë kryer në mënyrë që të zbulojnë sekretin e suksesit me famë dhe lavdi, nga korporatat gjigante deri tek udhëheqësit e botës dhe këto studime tregojnë se faktori i përbashkët midis tyre është prania e një lloj specifike që lidhet me sjelljen shoqërore.

Shumica e tyre kur u pyet për sekretin e suksesit të tij u përgjigj se ai ndjek ndershmërinë, faljen, nderin, ndihmën për të tjerët dhe trajtimin e mirë të punonjësve, sepse të gjitha këto ndikjonë në shtimin dhe cilësinë e prodhimit.

Gjithashtu durimi, përmbajtja nga zemërimi, kontrolli i emocioneve dhe respekti për miqtë janë faktorë të rëndësishëm për suksesin.

Këto fakte shkencore vërtetojnë se sjelljet e mira janë çelësi i suksesit për njeriun në aktivitetin e tij në jetën e kësaj bote, por në realitet efekti dhe dobia e tyre për besimtarin është më e madhe dhe më shumë se kaq, sepse ato janë për të një sukses edhe në Botën tjetër dhe afërsi më e madhe me Profetin alejhi selam, i cili ka thënë se njerëzit më të mirë nga ju janë ata që kanë morale më të larta dhe gjithashtu ka thënë se besimtarët të cilët do të jenë më pranë tij në Ditën e Kiametit, ajnë pikërisht ata që sillen më mirë.

Praktikimi i këtyre haditheve profetike është çelësi i suksesit në këtë botë dhe në Botën tjetër, prandaj a nuk duhet t’i ndjekim porositë e profetit Muhamed dhe të jetë modeli ynë të cilin pasojmë?!

Artikulli paraprak10 mënyra si ti afrohesh gruas tënde – nga Imam Ahmedi
Artikulli vijues3 mëkatet e mëdha