10 miliardë euro nga diaspora

Më shumë se 10 miliardë euro llogaritet të jetë shuma e mjeteve që bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës, kanë dërguar në vendin tonë nga përfundimi i luftës e deri më tash.
Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet se nga vitit 2004 e deri në fund të muajit maj të këtij viti shuma e mjeteve, e dërguar nëpër rrugë zyrtare, është rreth 6.3 milionë euro. Ndërkaq, nga viti 2000 e deri në fund të vitit 2003 nuk ka statistika rreth dërgesave të mjeteve.

Gjermania edhe më tutje mbetet shteti prej të cilit më së shumti mjete dërgohen në vendin tonë, duke u pasuar nga Zvicra, Italia, Austria, etj.

Sipas të dhënave të BQK-së, shkruan Zëri, nga viti 2004 e deri më tash nga Gjermania bashkatdhetarët tanë kanë dërguar në Kosovë gati një miliard euro, ndërkaq nga Zvicra janë dërguar rreth 600 milionë euro. Sipas shumës Italia radhitet e treta për nga dërgesat me rreth 200 milionë euro, ndërkaq në vendin e katër vjen Austria me 140 milionë euro.

Artikulli paraprakIk nga vdekja e ngadalshme!
Artikulli vijuesIslamofobia kosovare ndaj votës në UNESCO