Një djalosh 10-vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti në rrëshqitësen më të lartë të ujit në botë.
Caleb Thomas Schwab, djali i një republikani në parlamentin e Kansasit, vdiq të dielën.
Rrëshqitësja Verrueckt u hap në korrik të vitit 2014.
Parku i argëtimit është mbyllur dhe ka nisur një hetim.
Autoritetet nuk kanë saktësuar detaje nga aksidenti i rëndë.
Që të futesh tek kjo rrëshqitëse duhet të jesh 1.4 metra i gjatë.
Në faqen e parkut thotë se duhet të jesh pak i çmendur që të futesh në këtë rrëshqitëse.
“Është më e lartë se Ujëvarat e Niagtarës dhe Statuja e Lirisë”.
Kjo ngjarje vjen dy javë pasi një amerikan doli nga rrëshqitësja duke thyer brinjët dhe krahun (VIDEO ME POSHTE).