Izraeli nuk do ta njohë paravarësinë e Kosovës

Izraeli nuk do ta njohë ekzistimin e Kosovës si shtet i pavarur.
Kështu së paku ka thënë ambasadorja e sapozgjedhur e Izraelit në Serbi, Alona Fisher, e cila përsëriti qëndrimin e shtetit të saj rreth mosnjohjes së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Unë do ta them shumë qartë, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe ajo është mosnjohja e Kosovës”, ka thënë Fisher për gazetën beogradase Blic, transmeton Telegrafi.

Përveç Izraelit, edhe pesë shtetet evropiane, Sllovakia, Qipro, Greqia, Spanja dhe Rumania nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Kujtojmë se pavarësinë e shtetit kosovar e kanë njohur 111 shtete. 

Artikulli paraprakKasami: Të flasësh për bashkim kombëtar e mos të kesh ujë të pijshëm, e ajër të pastër është hipokrizi (Video)
Artikulli vijuesIbuprofeni e rritë rrezikun e sulmit në zemër për 83%