Policia e Durrësit ka zgjeruar rrethin e të dyshuarve për rrahjen e libanezit Faadi Mitrit. Dyshohet se të implikuar në ngjarje janë 11 persona, mes tyre edhe ndërtues në fushën e turizmit.
Lista me emra konkret është përpiluar nga grupi i hetimit në Durrës, për dhunën nga Faddi Mitrit biznesmenit që do të investonte 450 milion dollarë në Gjirin e Lalezit.
Lajmi mësohet nga burime të besueshme te antikrimit në qytetin bregdetar. Identifikimi i tre personave si autor të dyshuar dhe arrestimi i njërit prej tyre, nuk ka mbyllur hetimet, por po kërkohen të tjerë persona të përfshirë në ngjarjen e rende. Dyshohet se ajo është porositur dhe paguar, thanë burimet për ABC News.
Ndërkohë që në dy komisariate, Shijak dhe ne Durrës vazhdojnë të shoqërohen persona për tu marrë në pyetje. Janë kryesisht banorë të Sukthit dhe të Katundit të Ri.
Nga dëshmitë e tyre janë ngritur dyshime, që porositësit e rrahjes së biznesmenit mund të jenë biznesmen të tjerë të cilët pretendojnë pronësi toke në Gjirin e Lalëzit, ashtu sikurse edhe për shkak të konkurrencës së ndërtimeve të resorteve në këtë zonë.
Disa persona pjesë e listës së të dyshuarave sipas grupit hetimor, janë marrë në pyetje, për tu lënë më pas të lirë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 shtator. Faadi Mitri u dhunua në rrugën e Rinasit ndërsa po udhëtonte me familjarët e tij. Aktualisht ne burg për ngjarjen është Skender Kraja, në kërkim Landi Muharremi, Arben Merkuri. Kurse Mitri bashke me firmën e tij u largua nga Shqipëri pasditen e marte.