OKB i bën thirrje Maqedonisë të mos shkelë të drejtat e migrantëve

Komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein i ka bërë thirrje Maqedonisë që të ndalë “politikën të dëbimit sistematik dhe të arrestimit të migrantëve”.

Zeid ka shprehur shqetësim lidhur me situatën e 180 migrantëve, përfshirë këtu rreth 80 fëmijë, që po jetojnë në dy qendrat në Maqedoni- njëra në veri dhe tjetra në juglindje të vendit- që prej muajit mars, kur u mbyllën kufinjtë.

Zeid gjithashtu ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me raportet se migrantët po dëbohen në vendet fqinje. Ai ka thënë se këto janë shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Maqedonisë për të drejtat e njeriut.

Shefi për të drejtat e njeriut ka kritikuar ndryshimin e ligjti për azil në Maqedoni, që bën pothuajse të pamundur për migrantët që të kërkojnë azil në këtë shtet.

Sipas Zeid, vetëm pesë aplikime për statusin e refugjatit nga 600 kërkesa gjithsej, janë paraqitur gjatë vitit 2015.

Artikulli paraprakEgjipt, qindra të vdekur si pasojë e përmbysjes së varkës me emigrantë
Artikulli vijues11 të dyshuar në rrahjen e biznesmenit libanez