14 policë të dyshuar për seks me të miturat

Numri i policëve të dyshuar në aferën e seksit me të mitura, në Suharekë, nga nëntë është rritur në katërmbëdhjetë.
Numri i të dyshuarve është shtuar nga hetimet e Inspektoratit Policor të Kosovës për rastin e ngjarë më 9 qershor të këtij viti në Suharekë, ku një vajzë 14-vjeçare dhe një tjetër 15 ishin raportuar si të zhdukura, ndërsa gjatë asaj periudhe ato kishin pasur marrëdhënie seksuale me rreshterin e Policisë së Kosovës në Suharekë, SH.S.
 
Ky i fundit tash e më se një muaj po mbahet në paraburgim, ndërsa gjatë javëve sa ai ka qenë në paraburgim, IPK-ja e ka rritur numrin e policëve të dyshuar, të cilët në një formë apo tjetër kanë ndikuar në këtë rast. /Zëri/
Artikulli paraprakA mundet prokurori special ta çojë Gruevskin pas hekurave?
Artikulli vijuesKëshilltari i Ahmetit që fyen Islamin dhe Profetin, njeri që i do serbët