1462 refugjatë hynë në Maqedoni në 24 orët e fundit

Në hyrje të Maqedonisë afër Gjevgjelisë edhe më tej po mbërrijnë refugjatë, më së shumti nga Siria. Nga qershori i këtij viti u janë dhënë vërtetime për qëllim për azil gjithsej 60.421 shtetasve sirianë, raporton Almakos, transmeton Klan Kosova.

Në periudhën prej orës 8 të ditës së djeshme deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm u janë lëshuar vërtetime për qëllim të shprehur për parashtrim të kërkesës për njohje të së drejtës së azilit gjithsej 1.462 shtetasve të huaj, nga të cilët 889 janë të gjinisë mashkullore, 224 të gjinisë femërore, 271 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 78 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Siç njoftoi MPB-ja, sipas shtetësisë personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Sirisë-1.253, pastaj Iraku-85, Afganistani-81, Pakistani-23, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhë nga 19 qershori e deri më 5 shtator të këtij viti u janë dhënë vërtetime 60.421 shtetasve të huaj, prej të cilëve 41.207 janë të gjinisë mashkullore, 8.271 të gjinisë femërore, 9.548 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 1.395 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetim për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime më të shumtë në numër janë shtetasit e Sirisë edhe atë-49.182, pastaj Afganistani-3.411, Iraku-2.751, Pakistani-1.741, Palestina-730, Somalia-571, Bangladeshi-428, Kongo-323, Nigeria-203, Kameruni-160, Eritrea-109, Etiopia-109, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Nga fillimi dhënies së vërtetimeve deri më 5 shtator në Sektorin për azil janë dorëzuar 49 kërkesa për njohjen e të drejtës së azilit në bazë të një vërtetimi të lëshuar paraprakisht, me ç’rast 36 kërkesa janë të shtetasve të Sirisë, prej tyre 10 janë fëmijë, më pas tre kërkesa nga shtetas nga Pakistani dhe Afganistani prej tyre katër janë fëmijë të cilët e shoqërojnë prindin, nga dy kërkesa prej shtetasve të Marokut, Algjerisë dhe Irakut (njëra prej kërkesave është për fëmijë) dhe një kërkesë është e një shtetasi të Egjiptit.

Artikulli paraprakShembulli i Edi Ramës, përjashton deputetin bandit nga Partia
Artikulli vijues5 Milionë e 600 mijë euro shtesë për Nënën Terezë në Shkup