15 kura natyrale që shërojnë shumë sëmundje

Këto 15 kura nuk mund të zëvendësojnë plotësisht ndihmën mjekësore, por mund të përdoren si një metodë natyrale për trajtimin e disa problemeve.

 

1. Kundër gastritit (thartirës në lukth)– Sodë buke

Soda e bukës është shumë e domosdoshme në parandalimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve, gjithashtu ajo luan një rol tepër të rëndësishëm në trajtimin e gastritit. Përzieni gjysëm luge çaji sodë buke në gotë ujë dhe pijeni. Do të shihni ndryshimet menjëherë.

2. Më shumë se ushqim –xhenxhefili

Xhenxhefili përdoret kryesisht kundër të përzierave dhe kur keni marrje mendsh. Xhenxhefili është i shkëlqyer për trajtimin e problemeve si grip, kollë. Gjithashtu ndihmon në detoksifikimin e organizmit dhe forcon imunitetin. Mënyra më e mirë për të konsumuar xhenxhefil është ta bëni çaj.

3. Kurkuma

 

Kurkuma është një erëzat më të shkëlqyera për trupit. Kjo erëz ka veti anti-inflamatore, por studimet e fundit kanë treguar se kurkuma është një mrekulli e vërtetë natyrale. Benefitet që kemi nga kjo erëz janë parandalimi i kancerit dhe i sëmundjes së Alzheimer-it dhe këto janë vërtetuar nga shumë studime shkencore. Kurkuma njihet gjithashtu si bimë që forcon sistemin imunitar dhe ushqen trupin.

Kurkuma është erëza e preferuar e mëlçisë. Hidheni atë në gatime të ndryshme, tek veza e mëngjesit apo tek perimet e gatuara në avull apo në supë, oriz etj.

4. Limoni

Limoni përmban vitamina C, një antioksidant, i cili mbron qelizat kundër efekteve të radikaleve të lira. Radikalet janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimet, ose kur ka ekspozime ndaj ambientit si p.sh. ndaj duhanit, tymrave dhe rrezatimit.

Vitamina C është e rëndësishme për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. Ajo përshpejton shërimin dhe ndihmon trupin të përthithë hekurin.

Vitamina C gjëndet në fruta dhe perime. Një burim i mirë janë specat e kuq jo djegës, specat jeshil, qitrot, agrumet, brokoli dhe perimet me gjethe jeshile. Disa njerëz mund të kenë nevojë për vitaminë C ekstra, p.sh. gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, njerëzit që pijnë duhan, njerëzit që dalin nga një operacion etj.

Foshnjet që ushqehen me qumësht lope të zier pasi qumështi i lopës ka shumë pak vitaminë C dhe nxehtësia mund ta shkatërrojë plotësisht vitaminën C.

Limoni është një nga frutat më të rëndësishte në planet pasi mbron nga shumë tipe sëmundjesh. Limonat përmbajnë bioflavonoid, pektinë, acid folik, vitamina C, A, B1, B6, kalium, magnez dhe fosfor. Ky frut I shkëlqyer ka efekte shumë të mëdha për zorrët, stomakun, sistemin imunitar dhe për shëndetin kardiovaskular. Nëse konsumoni limona rregullisht, mund të parandaloni sëmundje si laringit, bronkit, grip, artrit, tension i lartë i gjakut, infeksione bakteriale dhe gurët në veshka. Sipas kërkimeve të fundit, limoni mund të parandalojë kancerin. Konsumoni 2 gota me ujë të ngrohtë e limon çdo ditë

5. Aloe Vera – shëron djegiet në lëkurë

Xheli i Aloe Vera-s përmban përbërës aktiv, që shërojnë djegiet. Aplikojeni këtë xhel në zonën me probleme dhe lëkura juaj do të shërohet më shpejt.

Më shumë se 75 ushqyes dhe 200 përbërës aktivë, përfshirë mineralet (kalcium, hekur, kalium, krom, selen, natrium), vitaminat A, B, C, D, E, fibrat, enzimat dhe antioksidantët. Në mesin e substancave më interesante që kjo bimë është e pasur, është edhe karbohidrat kompleks, acemannani, i cili duket të ketë përfitime të mahnitshme për stimulimin e mbrojtjes natyrale të trupit. “Lëngu i aloe verës merret në ‘lëkurën’ e gjethes së kësaj bime, ndërsa ajo përmban disa substanca, të cilat kanë një efekt laksativ”, shpjegon Fabio Firenzuoli, drejtori i Qendrës për Mjekësi Integruese në spitalin “Careggi”. Lëngu i aloe verës ka një shije të ngjashme si ajo e qitros; është një lloj shije tropikale, e cila e bën atë shumë të mirë në stinën e verës, veçanërisht nëse pihet i ftohtë.

“Aloe vera mund të ketë efekte vërtet të fuqishme te disa sëmundje”, thotë Cyrus Vestita, profesor i mjekësisë bimore në Universitetin e Pizës. “Është e jashtëzakonshme për të luftuar gastritin dhe refluksin gastroezofageal, sepse ka një efekt zbutës te lëngjet e stomakut, ndërsa redukton shumë simptoma të dhembjes së tij”. Por jo vetëm. Lëngu i aloe verës është në gjendje të normalizojë vlerat e kolesterolit dhe të sheqerit, ndërsa vepron në shërimin dhe rregullimin e funksionimit të zorrëve.

6. Mjalti – është ndër dhuratat më të çmuara që na ka bërë Zoti

Një studim i kryer në vitin 2008, tregoi se konsumi i mjaltit mund të reduktojë me 34% ulcerat.

Bebet nën moshën 1 vjeç nuk duhet të konsumojnë mjalt, gjithashtu edhe ata që janë alergjikë nga mjalti.

Për të trajtuar dhimbjet abdominale, merrni një lugë gjelle mjaltë dhe miksoheni me pak uthull në një gotë me ujë dhe pijeni. Kjo përzierje mund të konsumohet edhe për trajtimin e kollës. Mjalti është gjithashtu i shkëlqyer kundër djegieve nga dielli.

7. Kanella

Kjo erëz parandalon erën e keqe të gojës, rregullon frymëmarrjen dhe lufton bakteriet. Kanella ka gjithashtu veti antiseptike. Mënyra më e mire për të konsumuar kanellë është ta perzieni me mjalt ose ta bëni çaj.

8. Nenexhiku

Nenexhiku frenon dhimbjen e stomakut, dhe largon erën e keqe të gojës. Gjithashtu është një mëlmesë e mrekullueshme kundër gripit dhe të ftohtit. Shtoni 2 lugë gjethe nenexbiku në ujë të zier dhe konsumojeni këtë çaj çdo ditë.

9. Uthulla e mollës

Dhimbjet e muskujve mund të pushohen me uthull molle, pasi ajo ka veti anti-inflamatore. Merrni një garzë dhe vendoseni në përzierjen e uthullës me ujë, dhe më pas vendoseni mbi pjesën e trupit që keni dhimbje. Përsëriteni këtë procedurë disa herë derisa t’ju largohet plotësisht dhimbja.

10. Patatja

Patatja është një perime shumë efikase kundër syve të fryrë si dhe një mëlmesë e shkëlqyer kundër hemorroideve.

11. Hudhra –antibiotiku natyral

Hudhra është e njohur nga grekët dhe egjiptianët e lashtë si ushqimi më i mirë kurues.

Hudhra mund të luftojë një sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj. Shumë studime konfirmojnë gjithashtu se hudhra ul nivelin e kolesterolit në gjak. Ngrënia e 1-2 thelpinjve hudhër në ditë ul kolesterolin 10%. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se hudhra ndihmon hapjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul rrezikun e formimit të mpikjes së gjakut, që mund të çojë në atak zemre. Hudhra ul gjithashtu tensionin e lartë të gjakut.

Studimet kineze tregojnë se përgjysmohet rreziku i kancerit tek ata që përdorin hudhrën.

Efekti i përdorimit të 9 gram (dy thelpinj) hudhër në ditë, për shëndetin e zemrës pas disa javësh. Një sasi e tillë vlen edhe për luftimin e infeksioneve. Lëngu i hudhrës jep një ndihmesë të madhe edhe në rikthimin e flokut të humbur. Pasi bëhet shtypja e mirë e hudhrës, me lëngun e përftuar bëhet masazh rreth 3 minuta në vendin ku ka rënë floku. Mbahet ashtu për 30 minuta dhe më pas koka lahet mirë, deri sa të largohet era e rëndë e hudhrës. Ky veprim bëhet një herë në javë deri në shfaqjen e rezultateve pozitive. Hudhra ka dhënë rezultate të shkëlqyera te të sëmurët, që vuajnë nga dhimbja e veshëve. Për këta njerëz rekomandohen disa pika nga lëngu i hudhrës në momentin e dhimbjeve. Shumë shpejt ky lëng do të jepte efekte të menjëhershme në qetësimin e veshit. Po kështu rezultate mjaft të mira ka dhënë në shërimin e gripit, kur ai është i shoqëruar me bllokim të hundëve apo dhimbje të grykëve. Një studim i kryer nga studiuesë amerikanë provoi se përbërësit e hudhrës mund të mbysnin 14 lloje të ndryshme bakteriesh dhe mund t’i shkatërrojnë ato.

12. Vaj i arrës së kokosit

1. Vaji më i shëndetshëm për gatim

Vaji i arrës së kokosit është vaji më i mirë për gatim. Ai përshpejton metabolizmin, është yndyrë e shëndetshme për zemrën tuaj si dhe përmirëson tretjen.

2. Vaji i arrës së kokosit për higjienën e gojës

Vaji i arrës së kokosit vret bakteriet në gojë, duke ndihmuar në largimin e erës së pakëndshme të gojës. Po ashtu ky vaj ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve.

13. Flokë të shëndetshëm me vajin e arrës së kokosit

Nëse doni të keni flokë të shëndetshëm mund të bëni këtë maskë.

3 deri në 5 lugë vaj arre kokosi. Masazhoni flokët me të, dhe më pas mbulojeni me kapuç plastmasi. Lëreni në flokë për 1-2 orë. Lani flokun me shampo disa herë derisa ta ndjeni që floku nuk ka yndyrë. Thajini dhe do të shihni që floku juaj do të jetë më i butë dhe me shumë ndricim. Kjo maskë ndihmon gjithashtu edhe kundër zbokthit.

4. Hidratoni trupin

Vaji i arrës së kokosit lështë një ushqyes i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Ai ndihmon në reduktimin e infeksioneve dhe problemet me lëkurën si akne, psoriasis, dhe ekzemë.

5. Pas debilimit

Për një lëkurë më të butë dhe për të larguar shenjat mund ta përdorni këtë vaj ushqyes pas debilimit për të eleminuar dhe skuqjen.

6. Vaj arre kokosi për buzët e thata

Përdorni vajin e arrës së kokosit në formën e balsamit për buzët, për vetitë e tij antibakteriale si dhe për efektin ushqyes.

7. Shëroni pickimet e insekteve apo shenjat e lëkurës

Vaji i arrës së kokosit përshpejton shërimin, pushon krruajtjet, redukton fryrjet dhe shenjat e lëkurës. Aplikoni vaj arre kokosi në sipërfaqen e lëkurës ku keni probleme dhe do të shihni rezultate mbresëlënëse.

8. Vaji i arrës së kokosit për kujdesin e këmbëve

Vaji i arrës së kokosit kuron lëkurën e thatë të këmbëve dhe thembrat e çara. Aplikojeni tek këmbët pas dushit, vishni çorape dhe mbajeni tërë natën.

9. Mbron kundër diellit

Vaji i arrës së kokosit ka një mbrojtës natyral kundër diellit. Ai ndihmon në hidratimin, zbutjen dhe ushqimin e lëkurës. Po ashtu trajton me efektivitet djegiet e lëkurës nga dielli.

10. Parandalon strijat apo smaliaturat në lëkurë

Aplikoni vaj arre kokosi disa herë gjatë ditës në lëkurë për të parandaluar shfaqjen e strijave apo të çarave të lëkurës.

Përveç këtyre është zbuluar se ky vaj shihet si një shpresë e re për të gjithë ata që vuajnë nga hipotiroidja

13. Vaj karafili

Vaji i karafilit është një analgjezik natyror dhe pushon dhimbjen e dhëmbit, madje dhe dentistët e përdorin. Merrni një pambuk, lageni me vaj karafili dhe vendoseni në dhembin e infektuar.

14. Pak kafe, pak çaj jeshil

Kafeja dhe çaji jeshil mund të kurojnë dhimbjen e kokës dhe astmën. Çaji jeshil është një antioksidant i shkëlqyer që mban organizmin të shëndetshëm, ndërsa kafeja parandalon diabetine tipit 2.

Çaji jeshil e ka origjinën nga Kina. Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që konsumojnë çaj jeshil.

Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Çaji jeshil përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj.

15. Livando

Lulet e livandos janë përdorur prej shekujsh për banja, për të pastruar dhe ushqyer trupin dhe shpirtin. Kjo bimë ofron efekte shëruese dhe qetësuese dhe largon tensionin. Vaji esencial i livandos përdoret për masazh dhe kundër dhimbjes muskulare dhe kundër reumatizmës. Vaji i livandos është shumë i mirë për trajtimine plagëve, akneve dhe edemës. Gjithashtu mund të shërojë problemet e lëkurës që lidhen me infeksionet bakteriale.

Artikulli paraprakNorma e ulur e TVSH-së, nga 1 korriku
Artikulli vijuesDietat më të famshme që qarkullojnë sot