Këshilla të çuditshme por të shëndetshme

Pini kafe për një dremitje më të mirë.
Pirja e kafesë dhe direkt pas saj fjetja për 20 minuta, mundëson shfrytëzimin maksimal të gjumit. Kjo sepse efekti i kafeinës fillon menjëherë pas 20 minutash dhe ndërkohë truri pastrohet nga molekula e quajtur adenosinë dhe rrit përqëndrueshmërinë për aktivitetin pas zgjimit.

Pini një pije të nxehtë për t’u freskuar.
Ky fakt njihet në shumë kultura si për shembull në Indi ku në kohë të nxehtë pihet çaj i nxehtë. Kur pini diçka të nxehtë, trupi e ndjen ndryshimin e temperaturës dhe rrit prodhimin e djersës. Ndërkohë që djersa avullon, ju natyrshëm freskoheni.

Për të ngrënë më pak, hani më shumë.
Ngrënia e sasive të vogla të karbohidrateve, nuk bën asgjë tjetër përveçse rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe ju lë të uritur për më shumë karbohidrate. Në vend të snack-ëve të gatshëm me 100 kalori, provoni më mirë të konsumoni një mollë me gjalpë kikiriku. Kanë më shumë kalori por proteinat e shumta ju bëjnë të ngopeni më shpejt dhe për më gjatë.

Stërvituni kur jeni të lodhur.
Pas një dite të gjatë e të lodhshme, stërvitja është gjëja e fundit që ju shkon nëpër mend. Por në fakt stërvitja me intensitet mesatar për 30 minuta ju jep më tepër energji dhe ndihmon trurin të funksionojë më mirë.

Për dhëmbë të shëndetshëm, mos i lani ato menjëherë pas ngrënies.
Sidomos kur keni konsumuar ushqime me përmbajtje acidi si agrumet, domatet etj. Acidi në këto ushqime zbut smaltin e dhëmbëve dhe larja në këtë fazë mund të shtojë veprimin e acidit dhe të gërryejë edhe shtresat e mëposhtme.

Artikulli paraprakEf. Rexhepi: Jam në anën e mësimeve Kuranore për sa i përket përgjimit
Artikulli vijuesZakonet që ju shkaktojnë fryrje barku